Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Sampaoli: Do të mësojmë nga gabimet

Barazimi me Islandën duket se nuk ka shqetësuar aspak trajnerin Sampaoli, i cili mendon se skuadra është në rrugën e duhur dhe nëse luhet kështu do të vijnë fitoret.

Këto komente ai i bëri pas barazimit të sotëm ndaj Islandës, 1-1, ndeshje në të cilën Messi e humbi një penalti.

“Është vetëm fillimi i rrugëtimit tonë. Do të mësojmë nga gabimet dhe në këtë mënyrë do të fitojmë ndeshjet e tjera”, tha trajneri i Argjentinës. “Duhet të besojmë më shumë te forcat tona dhe ashtu do të arrijmë të mundin çdo kundërshtar. Penaltia? Besimi te Messi është i palëkundur”.

Trajneri argjentinas që gjithnjë ka qenë i kontestuar, i thuri elozhe edhe kundërshtarëve islandezë, transmeton TCH.

“Luajtëm kundër një skuadre të strukturuar shumë mirë. Na krijuan vështirësi të gjenim zgjidhjen e aksioneve dhe veçanërisht në lojën një kudër një. Kjo ishte e vështirë edhe për Messin”, përfundoi Sampaoli.

Artikuj të ngjashëm