Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Salahu teston krahun e lënduar

Mohamed Salahu është i vendosur që të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë të Egjiptit në botërorin që mbahet në Rusi dhe për këtë ka bërë disa testime të krahut që e lëndoi në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.

Ai ende nuk ka stërvitur me ekipin e përfaqësueses, por është në listën e 23 lojtarëve që do të marrin pjesë në botëror me Egjiptin.

Salahu sot është parë në Akhmat Arena në Grozny duke stërvitur i vetëm, por ka pasur vetëm teste të lehta të krahut.