Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Rikthimet më të mëdha në Kampionatet Botërore

Mbrëmë Belgjika dhe Japonia, kanë zhvilluar njërën prej ndeshjeve më të bukura të Botërorit, ku në fund kombëtarja evropiane arriti të fitonte 3-2.

Por rrugëtimi i belgëve ishte shumë i vështirë pasi në pjesën e dytë ata u gjendën në disavantazh prej dy golash, por me vendosmërinë dhe dëshirën për fitore arritën që fillimisht të barazonin, kurse në minutën e 94-të realizuan golin e fitores.

Në historinë e Kampionateve Botërore ka pasur shumë ndeshje të tilla, kur janë kthyer rezultatet:

Portugalia – Koreja e Veriut, 1966

Çerekfinalja e Botërorit 1966 që mbahej në Angli. Koreja e Veriut kishte befasuar portugezët duke avancuar 3-0 pas 25 minutash lojë. Por Portugalia e prirë nga legjenda Eusebio me dy gola të shpejtë, ia doli që të zbuste në 3-2 disavantazhin qysh në pjesën e parë. Edhe në 45 minutat e dyta ishte Eusebio me dy gola të tjerë që kaloi në epërsi Portugalinë, kurse rezultatin përfundimtar 5-3 e vulosi Jose Agusto.

Edhe Momentet më të mira nga Kupa e Botës Botërori 2026 Momentet më të mira nga Kupa e Botës

Gjermania – Anglia, 1970

Botërori i vitit 1970 i mbajtur në Meksikë. Anglia vinte si kampione aktuale e Botës, ku kishte mposhtur pikërisht Gjermaninë në finale. Gjermanët ia dolën që të hakmerreshin, madje duke rikthyer disavantazhin prej dy golash. Franz Beckenbauer (68’) dhe Uwe Seeler (76’), e çuan lojën në vazhdime. Në kohën shtesë, golashënuesi më i mirë i atij Botërori, Gerd Muller (10 gola), kaloi në epërsi gjermanët 3-2, që më pas u kualifikuan tutje.

Gjermania – Hungaria, 1954

Në Botërorin e 1954 të organizuar nga Zvicra, gjermanët do të ndesheshin me favoritin e atij turneu, Hungarinë. Ishin hungarezët që vetëm pas tetë minutash lojë, kryesonin 2-0, por dy gola të shpejtë të gjermanëve, në minutat 10’ dhe 18’, barazuan rezultatin. Gjashtë minuta para përfundimit të takimit, Gjermania realizonte edhe njëherë për fitoren 3-2 dhe titullin e parë të kampionit të Botës në histori të këtij shteti.

Edhe Kur janë shënuar dhjetë apo më shumë gola në një ndeshje Botërori Botërori 2026 Kur janë shënuar dhjetë apo më shumë gola në një ndeshje Botërori

Gjermania – Franca, 1982

Është përsëri Gjermania. Shpirti luftarak që i bënë të dallohen nga të tjerët, edhe në Botërorin e vitit 1982 të mbajtur në Spanjë, ka sjell njërën prej ndeshjeve më interesante në histori, ku sërish protagonist ishin gjermanët. Koha e rregullt kishte përfunduar 1-1, kurse në vazhdime, Franca kishte realizuar dy gola të shpejtë për të avancuar 3-1. Por në vazhdimin e dytë, gjermanët ishin rikthyer edhe njëherë duke realizuar dy gola, për ta çuar ndeshjen në penallti. Pas ekzekutimit të 11-metërshave, Gjermania kishte kaluar tutje.