Kombëtarja e Brazilit ka vazhduar përgatitjet në Soçi për ndeshjen ndaj Zvicrës, që zhvillohet të dielën.
Mesfushori brazilian Paulinho, beson se skuadra ka lënë problemet pas dhe janë duke e menduar vetëm triumfin në Kupën e Botës.
“Kemi lënë pas të kaluarën dhe tani kemi një mundësi të re. Duhet ta shfrytëzojmë këtë së bashku me shokët e ekipit. Jemi përgatitur maksimalisht që të paraqitemi sa më mirë”, deklaroi Paulinho.
Brazili është në grupin E, së bashku me Zvicrën, Serbinë dhe Kosta Rikën.
Artikuj të ngjashëm
-
Raphinha synon të luajë sërish në Kupën e Botës
-
Casemiro e vlerëson pozitiv faktin që Brazili nuk llogaritet favorit
-
Marquinhos kërkon nga tifozët që ta ruajnë besimin
-
Brazili mbështetet në “vullnetin e Zotit” për ta fituar Kupën e Botës
-
Brazili me ndryshime në ekip, Kameruni ëndërron mbijetesën në Botëror