Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Një ndeshje botërori me Kosovën në qendër

Si asnjëherë më parë, shqiptarët, sidomos ata nga Kosova, po ndihen të përfaqësuar nga futbollistët shqiptarë që luajnë për Zvicrën.

Paraqitja impresive e Valon Behramit ndaj Brazilit, në të cilën ndeshje ndali vazhdimisht Neymarin, por edhe paraqitja e Xherdan Shaqirit, Granit Xhakës e Blerim Xhemailit në atë sfidë, ka bërë që shqiptarët të ndiejnë se kanë "hise" në paraqitjen e Zvicrës në botërorin në Rusi.

Por ndeshja ndaj Brazilit duket të ketë qenë vetëm "ngrohje", marrë për bazë interesimin e shqiptarëve për ndeshjen e Zvicrës me Serbinë, që zhvillohet të premten (sonte) prej orës 20:00 në Kaliningrad. Ka shumë interesim për paraqitjen e shqiptarëve të Zvicrës në këtë ndeshje, transmeton Koha Ditore.

Pritjet e tifozëve shqiptarë të futbollit janë që Behrami, Shaqiri, Xhaka e Xhemaili, të përfaqësojnë mirë shqiptarët në një ndeshje të veçantë dhe me peshë të madhe emocionale për shqiptarët, sidomos ata nga Kosova. Një fitore e Zvicrës ndaj Serbisë me shkëlqim të shqiptarëve në fushë, vlerësohet se mund të jetë momenti kulmor i botërorit për shumë prej tifozëve shqiptarë.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Artikuj të ngjashëm