Përballja e kontinenteve është pa dyshim një prej elementeve kyç në Kupën e Botës në futboll. Por kontinenti i Evropës ka dominuar në Botërorin në Rusi, që është në fazën përfundimtare, ndërsa në finalen e së dielës takohen Franca e Kroacia. Gjithsesi ballafaqimi i dy përfaqësueseve nga Evropa në finale të botërorit nuk është arsye për dëshpërim.
Në fund të fundit, finalet e kaluara ndërmjet përfaqësueseve nga Evropa kanë ofruar disa nga ndeshjet më të paharruara në historinë e gjatë dhe të pasur të turneut. Në tetë prej 20 botërorëve të deritashëm ndeshjet finale janë luajtur ndërmjet përfaqësueseve nga Evropa.
Italia - Çekosllovakia 2:1 (1934)
Është dashur të luhet koha shtesë që të kurorëzohet kampionia e parë nga Evropa e Kupës së Botës. Angelo Schiavio ka shënuar në kohën shtesë për të siguruar trofeun për Italinë në botërorin që e organizoi ky vend. "Azurët" është dashur të përmbysnin rezultatin për të shkruar historinë. Antonin Puc në minutën e 71-të kaloi Çekosllovakinë në epërsi, ndërsa shifrat u barazuan tetë minuta më vonë nga Raimundo Orsi.
Ndeshja që vendosi kampionin e botës në vitin 1934 është finalja e vetme e Botërorit në të cilën dy portierët ishin kapitenë. Giampiero Combi dhe Frantisek Planicka ishin liderë në fushë të Italisë dhe Çekosllovakisë.
Italia - Hungaria 4:2 (1938)
Gino Colaussi dhe Silvio Piola shënuan nga dy gola, ndërsa italianët e mbajtën trofeun duke fituar titullin e botës në Paris. Vittorio Pozzo u bë kështu i vetmi trajner që e fitoi dy herë Kupën e Botës.
Ekipi i Italisë i botërorit 1938 është i vetmi që ka fituar botërorin pa e përfunduar asnjë ndeshje pa gol të pranuar. Italianët fituan ndaj Norvegjisë me shifrat 2:1, ndaj Francës 3:1, ndaj Brazilit 2:1 dhe ndaj Hungarisë 4:2.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).