Gazeta serbe Kurir e ka kërkuar fajin për humbjen e Serbisë ndaj Zvicrës në referimin e gjermanit Felix Brych.
Kjo gazetë e nis artikullin e saj me titullin se FIFA e ka mposhtur Serbinë me caktimin e këtij referi. Ia ka numërur disa raste që i ka cilësuar kontestuese, duke përfshirë edhe atë kur Mitroviq kërkoi penallti.
“VAR-i vetëm për Serbinë nuk aplikohet”, ka shkruar gazeta.
Kurir ka bërë thirrje në FIFA që të “dënohen shqiptarët e Zvicrës për provokim ndaj Serbisë”.
“E papranueshme! FIFA duhet të reagojë urgjentisht për shkak të këtij provokimi”, shkruan Kurir.rs.
Edhe Telegraf.rs fitoren e cilëson si rezultat të shqiptarëve dhe të gjyqtarit të takimit.
Edhe
Mediet zvicerane për ndeshjen ndaj Serbisë: Duel shpërthyes, Xhaka në qendër
Edhe B92 e ka cilësuar si provokim festën e shqiptarëve.
“Mezi priti – Xhaka provokoi me festimin me shqiponjë”, shkruan ky portal.