Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Matuidi thotë se Uruguai paraqet problem për Francën edhe pa Cavanin

Sulmuesi i Uruguait, Edinson Cavani, do të ishte humbje shumë e madhe nëse nuk arrin të paraqitet në çerekfinale të Kupës së Botës, por ekipi do të jetë përsëri shumë i fortë për t’u mundur, ka thënë mesfushori i Francës, Blaise Matuidi.

Duke folur para gazetarëve në qendrën stërvitore të francezëve në Istra, jashtë Moskës, Matuidi tha se sulmi i uruguaianëve do të ishte i mangët pa Cavanin, por shtoi se në fazën defensive kjo përfaqësuese është shumë e fortë.

Amerikano-jugorët kanë pësuar vetëm një gol, më së paku bashkë me Brazilin, ku po ashtu kanë shënuar katër fitore rresht. Tani ndeshjen e radhës kundër Francës e zhvillojnë në stadiumin “Nizhny Novgorod”.

Mirëpo mbrojtja e fortë e uruguaianëve mund të lëkundet nga supertalenti, 19-vjeçari Kylian Mbappe, që ka shënuar tri gola, dy kundër Argjentinës dhe një sprint për 70 metra nga i cili moment fitoi penallti. Përkrah tij do të jetë edhe Antoine Griezmann.

Kjo dyshe do të përballet me mbrojtjen e Uruguait, Jose Gimenez dhe Diego Godin.