Anësori i Anglisë, Jesse Lingard ka insistuar se përfaqësuesja e tij do të luajë pa frikë në Botëror.
Djelmoshat e Gareth Southgate kampanjën në Rusi e fillojnë të hënën kundër Tunizisë, pastaj me Panamanë dhe Belgjikën.
“Southgate ka ardhur me mentalitetin që të luajmë me liri, pa frikë dhe ta shijojmë kohën”, ka thënë Lingard për Sky Sports.
“Si grup i lojtarëve do ta bëjmë këtë – ta shijojmë futbollin, të luajmë pa frikë dhe të luajmë bukur. Duam të shkojmë deri në finale, por duhet të jemi të përgatitur për secilën lojë”, ka shtuar ai.
“[Southgate] besoi në mua kundër Maltës për debutimin tim dhe mund ta falënderoj sepse kam ngritur lojën time”.