Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Kroacia shkarkon Vukojeviqin pas mesazhit politik

Federata e Futbollit e Kroacisë (HNS) ka shkarkuar Ognjen Vukojeviqin, një anëtar të stafit të trajnerëve të përfaqësueses, për videon ku thuhej “lavdi Ukrainës” të postuar në mediat sociale, pasi Kroacia mposhti Rusinë në çerekfinale të Kupës së Botës të shtunën.

HNS-ja ka njoftuar për vendimin të hënën.

Vukojeviq dhe mbrojtësi i Kroacisë, Domagoj Vida, publikuan një video në rrjetet sociale pas ndeshjes të së shtunës, që u kritikua nga politikanët rusë dhe që çoi në paralajmërim nga komiteti disiplinor i FIFA-s.

Marrëdhëniet mes Ukrainës dhe nikoqires së Kupës së Botës, Rusisë mbeten të acaruara, pasi që Rusia në vitin 2014 aneksoi gadishullin Krimea dhe është duke përkrahur kryengritjet pro-ruse në lindje të Ukrainës... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)