Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Januzaj i siguron fitoren Belgjikës, ndaj Anglisë

Belgjika ka shënuar fitore në përballjen e sotme ndaj Anglisë, 0-1.

Ishte Adnan Januzaj ai që shënoi golin e fitores kundër Anglisë, transmeton Koha.net.

Januzaj shënoi gol të bukur në minutën e 51, pas asistimit nga Tielemans.

Këto dy kombëtare kanë siguruar kualifikimin për në 1/16 së Botërorit në Rusi, me Belgjikën që është lider i Grupit G me 9 pikë, Anglia e dyta me gjashtë, kurse eliminohen Tunizia e Panamaja, me 3 respektivisht 0 pikë.

Në xhiron e ardhshme Belgjika luan ndaj Japonisë, kurse Anglia kundër Kolumbisë.


Januzaj kalon Belgjikën në epërsi me gol të bukur

Edhe Adnan Januzaj shpallet lojtari i ndeshjes në sfidën Belgjikë - Angli Botërori 2018 Adnan Januzaj shpallet lojtari i ndeshjes në sfidën Belgjikë - Angli

Belgjika ka krijuar epërsinë e parë ndaj Anglisë.

Ishte Adnan Januzaj ai që shënoi një gol të bukur kur po luhej minuta e 51, transmeton Koha.net.

Për të asistoi Tielemans.