Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

“Heronjtë e vonshëm” të Kupës së Botës

Kupa e Botës në futboll ka histori të gjatë të lojtarëve që kishin ndonjë moment shkëlqimi në raundet fillestare, por që u bënë heronj të vërtetë kur turneu arriti në kulmin e tij, pra në raundet e fundit.

Pasi botërori “Rusia 2018” ka arritur në fazën gjysmëfinale, do të shikojmë për disa prej “heronjve të vonshëm” në botërorët e kaluar, por po ashtu për disa emra që mund të bashkohen në listë nga Botërori aktual, shkruan “FIFA.com”, transmeton “Koha Ditore”.

1958 - Pele

Botërori i vitit 1958 në Suedi shpesh kujtohet si botërori i Peles, por pak njerëz tani e kujtojnë që ai nuk mori pjesë në dy ndeshjet hapëse. Një lëndim në një ndeshje përgatitore e la anash 17-vjeçarin dhe për këtë sulmuesi i mëvonshëm i Italisë, Jose Altafini, startoi për Brazilin. Pele u kthye në ekip për ndeshjen e fundit në grup, ndaj Bashkimit Sovjetik, por bëri pak.

Kështu që ishin ndeshjet e fazës nokaut ato ku Pele shpërtheu. Çerekfinalja e tensionuar ndaj Uellsit që bëri befasi, u vendos në minutën e 73-të kur Pele, që ishte me shpinë nga porta, mposhti mbrojtësin e tij me një prekje të lehtë dhe u rrotullua për të dërguar topin në portën e Uellsit. Ishte kjo e tëra që i duhej tinejxherit të atëhershëm për të shpërthyer.

Në ndeshjen tjetër, Pele shënoi tre gola në pjesën e dytë për të ndihmuar Brazilin të fitojë 5:2 ndaj Francës. Më pas erdhi ndeshja e paharruar finale ndaj nikoqirit të turneut. Dy golat e tij në atë ndeshje, njëri më i mirë se tjetri, konfirmuan ardhjen e superyllit të ri të futbollit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)