Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Franca në çerekfinale, ndeshje spekakolare ndaj Argjentinës

Një ndeshje spekakolare është zhvilluar ndërmjet Francës dhe Argjentinës në 1/8 së finales në Kupën e Botës “Rusia 2018”.

Gjashtë gola u shënuan në takimin e sotëm, me Francën që shkon tutje pasi me rezultat prej 4 me 3, transmeton Koha.net.

Ishte Franca që kaloi e para në epërsi në minutën e 13 përmes Griezmannit që shënoi nga penaltia.

Argjentina barazoi shifrat në minutën e 41 me një supergol të Angel Di Marias, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Pjesën e dytë Argjentina e nisi më mirë duke kaluar në epërsi në minutën e 48 përmes Mercados, i cili devijoi një goditje të Leo Messit për ta dërguar topin në rrjetë.

Edhe Çfarë tha Deschamps në intervistën pas pjesës së parës Sport Çfarë tha Deschamps në intervistën pas pjesës së parës

Megjithatë Franca u kundërpërgjigj për mrekulli në vazhdim të takimit.

Pavard shënoi supergol në minutën e 57, kurse dy gola të tjerë i shënoi ylli i PSG-së, Kylian Mbappe.

Kurse golin e fundit e shënoi Kun Aguero pas një krosimi shumë të bukur nga Leo Messi në minutën e 90+3.


Mbappe shënon sërish për Francën

Franca tani është duke udhëhequr 4 me 2 ndaj Argjentinës.

Mbappe shënoi golin e tij të dytë në këtë takim kur po luhej minuta e 68 pas asistimit nga Giroudi.


Mbappe rikthen epërsinë e Francës

Një ndeshje spektakolare po zhvillohet në 1/8 së finales ndërmjet Francës e Argjentinës.

Pas disavantazhit Franca ka rikthyer sërish epërsinë ndaj Argjentinës, 3-2, transmeton Koha.net.

Ishte Mbappe që shënoi golin e epërsisë në minutën e 64.


Franca barazon shifrat me gol spektakolar

Franca ka barazuar shifrat ndaj Argjentinës me një gol spektakolar.

Ishte Pavard që dërgoi një goditje shumë të bukur në portën e Argjentinës, për të barazuar shifrat në 2 me 2.

Ishte Lucas që asistoi për të në minutën e 57.


Argjentina kalon në epërsi

Argjentina ka nisur për mrekulli pjesën e dytë ndaj Francës.

Edhe Argjentina, kampione e botës Sport Argjentina, kampione e botës

Ishte Mercado që shënoi golin e epërsisë për Argjentinën në minutën e 48, transmeton Koha.net.

Për të asistoi Messi.

Rezultati nga pjesa e parë ishte 1-1, me golat e shënuara nga Griezmann për Francën, e Di Maria për Argjentinën.


 

Barazim mbyllet pjesa e parë Francë – Argjentinë

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Francës dhe Argjentinës në 1/8 e finales së Botërorit Rusia 2018.

1 me 1 ishte rezultati i pjesës së parë, transmeton Koha.net.

Griezmann shënoi golin e epërsisë për francezët nga penaltia në minutën e 13, kurse Argjentina barazoi shifrat në minutën e 41 me një gol shumë të bukur nga Di Maria.


Di Maria supergol ndaj Francës

Argjentina ka barazuar shifrat ndaj Francës, përmes yllit të PSG-së, Angel Di Maria.

Di Maria plasoi një goditje të fuqishme jashtë zonës së rreptësisë kur po luhej minuta e 41, transmeton Koha.net.

Ishte Pavon që asistoi për të.


Franca në epërsi ndaj Argjentinës

Franca ka kaluar në epërsi ndaj Argjentinës në Kupën e Botës 2018.

Ishte Griezmann ai që shënoi nga penaltia në minutën e 13, transmeton Koha.net.


Formacionet zyrtare: Francë – Argjentinë

Edhe Lojtarët kyçë në finalen mes Argjentinës dhe Francës Sport Lojtarët kyçë në finalen mes Argjentinës dhe Francës

Kampionati Botëror vazhdon sot me përballjen e parë të 1/8 së finales Francë – Argjentinë.

Franca ka paraqitur formacionin e zakonshëm derisa Argjentina vjen me disa ndryshime në sulm.

Image