Kampanja e Francës ka filluar me fitore 2 me 1 ndaj Australisë, të cilën e fitoi me shumë vështirësi shkaku i mbrojtjes së ngjeshur të australianëve.
Antoine Griezmanni e Mile Jedinak realizuan nga penaltitë për rezultatin 1 me 1, ndërsa golin e fitores për “trekolorët” e realizoi Paul Pogba në minutën e 81-të.
Pogba kthen epërsinë e Francës
Paul Pogba ka kthyer epërsinë e Francës në takimin kundër Australisë.
Mesfushori realizoi për 2 me 1 pas një aksioni të bukur, por goditja e tij përfundoi në gol pasi u devijua.
Gol da França!#Fra #Aus #Pogba #Rusia2018 #copa2018 #WorldCup pic.twitter.com/u4nXDkoFNt
— Michael Conti (@ImperioMundial) June 16, 2018
Francës nuk i zgjat shumë epërsia, barazon Australia
Mile Jedinak ka realizuar nga penaltia vetëm katër minuta pasi Franca kaloi në epërsi gjithashtu nga penaltia.
Mbrojtësi Samuel Umtiti shkaktoi penaltinë duke prekur topin me dorë brenda zonës, ndërsa i pagabueshëm u tregua Jedinak.
Woop!! 1:1 Well done #Australia ?????? keeping like that one more Golllll ???? look faydee @Faydee ????⚽⚽⚽ pic.twitter.com/vaBsq8quxf
— Marta #BellyDancer (@Martusia_x) June 16, 2018
Franca siguron penalti përmes VAR-it, realizon Griezmanni
Franca ka kaluar në epërsi ndaj Australisë me golin e realizuar nga Antoine Griezmann.
Francezët realizuan në minutën e 58 nga penaltia të cilën e fituan duke u përdorur teknologjia VAR pas ndërhyrjes së dyshimtë brenda zonës.
最高❤︎見たかったやつ#Griezmann #グリーズマン#PK #france #ワールドカップ pic.twitter.com/r8qfNzJg9L
— Briar Rose❤︎スアレス推し (@BriarRose815) June 16, 2018

Mbrojtje e “çeliktë” e Australisë ndaj Francës
Australia i ka bërë ballë dominimit të Francës në pjesën e parë të këtij takimi.
Mbrojtja e “Kangurëve” ishte e pathyeshme ndaj francezëve që tentuan të realizonin përmes Antoine Griezmannit dhe harkimeve brenda zonës.
Australianët rrezikuan seriozisht Hugo Llorisin kur me një goditje nga ndërprerja njëri prej mbrojtësve francez devijoi topin në drejtim të portës, por kapiteni ishte i vëmendshëm për të pritur këtë goditje.
