Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

FIFA heton edhe Lichtsteinerin për shqiponjën, hetime edhe në kampin serb

Përveç Xherdan Shaqirit e Granit Xhakës që po hetohen nga FIFA për festimin e tyre me shqiponjë në ndeshjen kundër Serbisë, tani do të hetohet edhe kapiteni i Zvicrës, Stephan Lichtsteiner për të njëjtën arsye.

FIFA ka konfirmuar se ka nisur hetimet edhe për presidentin e Federatës së Futbollit të Serbisë, Slavisa Kokeza, si dhe ndaj trajnerit të kombëtares së Serbisë, Mladen Krstajiq për komentet e tyre pas kësaj ndeshje, transmeton Koha.net.

Disiplinor i FIFA-së ka hapur procedurë disiplinore ndaj lojtarit të Zvicrës, Stephan Lichtsteiner për shkak të festimit të golit në ndeshjen Zvicër – Serbi. Në lidhje me të njëjtën ndeshje procedurë disiplinore është hapur edhe ndaj presidentit të Federatës së Futbollit të Serbisë, Slavisa Kokeza, si dhe trajnerit të kombëtares serbe, Mladen Krstajiq për komentet e tyre pas ndeshjes”, thuhet në konfirmimin e FIFA-së.