FIFA ka dënuar nikoqirin e Botërorit, Rusinë për shkak të një baneri diskriminues të shfaqur në humbjen prej 3 me 0 ndaj Uruguait.
Reuters raporton se FIFA ka gjobitur Rusinë me 10 mijë franga zvicerane për shkak të banerit diskriminues të shfaqur nga fansat rusë, transmeton Koha.net.
Të dielën Rusia luan ndaj Spanjës, pasi nikoqiri ka arritur të kualifikohet në 1/8 së finales, që është hera e parë për këtë kombëtare në periudhën post-sovjetike.
Artikuj të ngjashëm