Top sulmuesi i Egjiptit, Mo Salah, është shumë afër rikthimit në fushë dhe ribashkimit të futbollistëve tjerë egjiptian para Kupës së Botës, ka thënë trajneri Hector Cuper.
Trajneri argjentinas, i cili e mori drejtimin e Egjiptit në mars të vitit 2015-të, e udhëhoqi përfaqësuesen drejt finales së Kupës së Kombeve të Afrikës vitin e kaluar.
Salah ka shënuar 71% të golave të “Faraonëve” në kualifikimet e Kupës së Botës Rusia 2018, duke shënuar në secilën nga fitoret e rundit të tretë.
Ekipin e frikësoi lëndimi i Salah që e mori në finalen e Ligës së Kampionëve në duelin që e pati me Ramosin.
Më 19 qershor, Egjipti luan më nikoqirin Rusinë, ndërsa do ta përfundojë fazën e grupeve në përballjen me Arabinë Saudite më 25 qershor.