Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Egjipti fajëson agjërimin për lojërat e dobëta në Botëror

Kryetari i Federatës së futbollit të Egjiptit, Hany Abo Rida, ka thënë se agjërimi para Kampionatit Botëror ka ndikuar negativisht në formën e përfaqësueses në Rusi.

Ekipi vendoste që të agjëronte në muajin e shenjtë të myslimanëve që përfundoi një ditë para ndeshjes hapëse të Egjiptit në Botëror.

Egjipti i humbi tri ndeshjet kundër Uruguait, Rusisë dhe Arabisë Saudite.

“Ndikoi keq, fola me ata para Botërorit, por refuzuan [të prishnin agjërimin]”, ka thënë Abo Rida.

“Ramazani përfundoi një ditë para ndeshjes me Uruguain dhe agjërimi ndikoi tek ata”, ka shtuar ai.

“Mund t’ju siguroj se shumë shtete arabe i shtyn lojtarët që të prishnin agjërimin”, ka thënë kryetari i Federatës që është në kërkim të një selektori të ri pas dorëheqjes së Hector Cuperit.

Artikuj të ngjashëm