Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Daliq: Morëm dy gola të rastësishëm

Kroacia humbi në finalen e botërorit nga Franca me rezultat 4:2 dhe u bë për herë të parë nënkampione e botës në futboll.

Trajneri i kombëtares kroate Zlatko Daliq, pas ndarjes së medaljeve, shprehur keqardhje që të përzgjedhurit e tij nuk arritën të fitonin titullin e botës.

“Ne jemi të pikëlluar, por krenarë. Kemi luajtur mirë. Ishte një penallti kundër nesh dhe ishte e vështirë. Duhet të jemi të lumtur dhe krenarë. Është për të ardhur keq titulli, por kjo është jeta. Francezët luajtën në kundërsulme dhe ne morëm dy gola të rastësishëm. Ky është futbolli”, u shpreh ai.

Artikuj të ngjashëm