Një ndeshje spektakolare është zhvilluar ndërmjet Brazilit dhe Zvicrës në ndeshjen e tyre të parë në Botërorin “Rusia 2018”.
Valon Behrami, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri e Blerim Xhemaili kanë bërë paraqitje fantastike për Zvicrën në barazimin 1 me 1, transmeton Koha.net.
Philippe Coutinho kaloi Brazilin në epërsi me një gol shumë të bukur në minutën e 20.
Në pjesën e dytë Zvicra u tregua më e guximshme duke sulmuar në fillim të pjesës së dytë e që iu shpërblye me golin e barazimit në minutën e 50.
Ishte Zuber që shënoi me kokë, pas asistimit nga Xherdan Shaqiri.
Edhe
Argjentina në gjysmëfinale, Zvicra largohet me kokën lart
Në grupin e “vdekjes” lider tani është Serbia me 3 pikë, kurse Zvicra e Brazili kanë nga një pikë, me Kosta Rikën në vendin e fundit të Grupit E, pa pikë.
Shaqiri asiston në barazimin e Zvicrës ndaj Brazilit
Zvicra ka nisur për mrekulli pjesën e dytë ndaj Brazilit.
Në minutën e 50 arriti të barazojë shifrat përmes Zuberit, i cili me kokë dërgoi topin në rrjetë pas asistimit nga Xherdan Shaqiri.
GOAL!!! ⚽ #SUI are back on level terms thanks to a header from Zuber! #BRASUI #WorldCup pic.twitter.com/mkLXVRfFzp
— TheSportMatrix ?? ? (@TheSportMatrix) June 17, 2018
Brazili mbyll pjesën e parë në avantazh ndaj Zvicrës
Edhe
Shkon në vazhdime edhe ndeshja mes Argjentinës e Zvicrës
Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Brazilit e Zvicrës, me epërsinë e asaj të parës, në ndeshjen e tyre të parë në Botërorin e Rusisë.
Ishte Philippe Coutinho që shënoi supergol kur po luhej minuta e 20, transmeton Koha.net.
Statistikat tregojnë se ekipet ishin të barabarta në mbajtjen e topit në pjesën e parë, megjithatë Brazili krijoi më shumë raste shënimi.
Coutinho “bombardon” Zvicrën
Edhe
Hapet sfida, barazon Zvicra
Philippe Coutinho ka shënuar një supergol në sfidën ndaj Zvicrës, për të hapur llogarinë golave të Brazilit në Botërorin “Rusia 2018”, transmeton Koha.net.
Ylli i Barcelonës plasoi goditje të fuqishme jashtë zonës së rreptësisë në minutën e 20, duke mos i dhënë asnjë gjasë portierit kundërshtar që ta pret goditjen e tij.
THIS IS ABSOLUTELY FILTHY FROM COUTINHO. WHAT A GOAL WOW.BRAZIL 1-0 pic.twitter.com/3M24353wrs
— World Cup (@FlFAWC2018) June 17, 2018