Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Belgjika turpëron Tunizinë me pesë gola

Belgjika ka mposhtur Tunizinë me rezultat 5 me 2 për të kaluar grupet në Botëror.

Romelu Lukaku e Eden Hazard realizuan nga dy gola ndërsa golin e fundit e realizoi Michy Batshuyai.

Për tunizianët realizuan Bronn dhe Khazri.

Me këtë fitore Belgjika tubon gjashtë pikë, nesër Anglia zhvillon ndeshjen me Panamanë.


Hazardi realizon golin e katërt të Belgjikës

Edhe Belgjika fiton bindshëm, gati për Botëror Botërori 2026 Belgjika fiton bindshëm, gati për Botëror

Eden Hazard është shënuar edhe një herë në listën e realizuesve pasi me sukses mbylli aksionin e nisur nga mbrojtja.

Hazardi realizoi për 4 me 1 në minutën e 51.


Lukaku nuk ndalet me gola

Romelu Lukaku është përkujdesur për golin e tretë të Belgjikës ndaj Tunizisë.

24-vjeçari realizoi në mbyllje të pjesës së parë për rezultatin 3 me 1.

Edhe Lukaku gol e asistim në ndeshjen e tij të 100-të me Belgjikën Sport Lukaku gol e asistim në ndeshjen e tij të 100-të me Belgjikën

Lukaku barazon Cristiano Ronaldon me nga katër gola të realizuar në këtë Botëror.


Seri golash në ndeshjen Belgjikë-Tunizi

Romelu Lukaku është përkujdesur për rezultatin 2 me 0 për Belgjikën në minutën e 16, por Tunizia reagoi shpejt me golin e Bronn dy minuta më vonë.


Hazardi kalon Belgjikën në epërsi

Edhe Belgjika e treta në Botëror Botërori 2018 Belgjika e treta në Botëror

Eden Hazard ka kaluar Belgjikën në epërsi në ndeshjen ndaj Tunizisë.

26-vjeçari realizoi në minutën e pestë nga penaltia të cilën e nxori vetë.