Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Belgjika shpreson të shfaqë potencialin e vërtetë në Rusi

Belgjika do të shkojë në Kupën e Botës në Rusi me një skuadër plot talente, por lojtarët e drejtuar nga seleksionuesi Roberto Martinez duhet të kenë kujdes nga shprehia e zakonshme e tyre për të zhgënjyer në turnetë e mëdhenj.

E renditur në pozitën e tretë në botë nga FIFA, Belgjika ka disa prej top-lojtarëve të Premier Leagues në radhët e veta dhe do të jetë një prej favoriteve për të ngritur trofeun e Kupës së Botës më 15 korrik në Moskë, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.

Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne, dhe mesfushori ofensiv i Chelseat, Eden Hazard, do të formojnë një tandem dominues. Rastet e krijuara nga ata pritet t'i konkretizojë sulmuesi i Manchester Unitedit, Romelu Lukaku, që në moshën 25-vjeçare tashmë është golashënuesi më i mirë në histori të vendit me 34 gola.

De Bruyne 26-vjeçar ka qenë koka e Manchester Cityt të Pep Guardiolas, që theu disa rekorde në stinorin triumfues në Premier League. Ai ka regjistruar më tepër asistime se çdo lojtar tjetër në top pesë ligat evropiane që nga viti 2012. Në stinorin e sapopërfunduar në Premier League të Anglisë pati plot 16 asistime e tetë gola... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)