Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Barazimi në ndeshjen Angli - Belgjikë mund t'i hapë rrugë shortit

Mesfushori i Belgjikës, Marouane Fellaini thotë se përfundimi i garës në grupin G me ndeshjen ndërmjet Belgjikës e Anglisë do të jetë i çuditshëm.

Me dy përfaqësueset tashmë të kualifikuara dhe të barabarta me pikë, goldallim të njëjtë dhe numër të njëjtë golash të shënuar, bilanci disiplinor (ai i kartonëve) do të vendosë se kush do të përfundojë i pari në grup, nëse ndeshja në Kaliningrad përfundon baras, transmeton Koha Ditore.

Nëse edhe për nga numri i kartonëve Anglia e Belgjika dalin njëjtë, atëherë do të ketë short për të përcaktuar ekipin e parë në grup.

Në të njëjtën kohë kur luajnë Anglia e Belgjika, luhet ndeshja Panamaja - Tunizia. Këto përfaqësuese përballen në Saransk, nga ora 20:00, të enjten (sot), me të cilat ndeshje edhe mbyllet faza grupore e botërorit. Tunizia e Panamaja nuk janë në garë për të kaluar tutje dhe luajnë për krenari. (Më gjerësisht mund të lexoni në Koha Ditore).