Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Arabia mbyll Botërorin me fitore ndaj Egjiptit

Arabia ka mposhtur Egjiptin në përballjen e fundit të Grupit A për të përfunduar Botërorin me fitore.

Arabia fitoi 2 me 1 përmes golave të Al Farajt dhe Al Dawsarit, ndërsa golin e vetëm për Egjiptin e shënoi Mohamed Salah.

Të dy ekipet janë eliminuar nga ky kampionat, pasi tutje kanë shkuar Uruguai dhe Rusia.


Arabia barazon rezultatin ndaj Egjiptit nga penaltia e dytë

Arabia Saudite ka barazuar rezultatin ndaj Egjiptit në Grupin A duke shënuar përmes penaltisë.

Edhe Salah shënon gol në fitoren e parë të Egjiptit në Botëror Botërori 2026 Salah shënon gol në fitoren e parë të Egjiptit në Botëror

Salman Al Faraj realizoi nga penaltia në minutën e 45-të, gjashtë minuta pasi Al Muwallad huqi një tjetër penalti.

Rezultati i pjesës së parë ishte 1 me 1.


Salah shënon ndaj Arabisë

16:26 - Mohamed Salah ka kaluar Egjiptin në epërsi në përballjen me Arabinë Saudite.

Sulmuesi i Liverpoolit shënoi pas 22 minutash lojë, duke parabuluar portierin arab.

 


 

Edhe Egjipti kalon në fazën nokaut të Kupës së Kombeve Futboll Egjipti kalon në fazën nokaut të Kupës së Kombeve

 


Formacionet zyrtare: Arabi Saudite – Egjipt

Kampionati Botëror 2018 hyn sot në raundin e fundit të ndeshjeve të grupeve.

Tek grupi A është vendosur gjithçka, ku Egjipti dhe Arabia Saudite tashmë janë eleminuar nga Kampionati Botëror.

Arabia Saudite sot takohet me Egjiptin me fillim nga ora 16:00, në kuadër të rrethit të tretë të Kupës së Botës.

Pak para fillimit të ndeshjes janë paraqitur edhe formacionet zyrtare:

Edhe Egjipti siguron Kupën e Botës 2026 Futboll Egjipti siguron Kupën e Botës 2026

Egjipti: El-Hadary, Fathy, Gabr, Hegazi, Abdelshafy, Hamed, Elneny, Elsaid, Salah, Trezeguet, Mohsen.

Arabia Saudite: Al Mosailem; Os.Hawsawi, Alburayk, Om.Hawsawi, Al Sharahni; Al Faraj, Al Dawsari, Otayf, Al Mohqawi, Bahbri; Al Muwallad.