Interesimi i drejtpërdrejtë i Afrikës për kampionatin botëror “Rusia 2018” përfundoi herët dhe ishte zhgënjyes, pasi të gjitha ekipet afrikane u eliminuan në fazën e grupeve.
Por krahas tifozëve francezë, fitues të këtij botërori dolën edhe ata afrikanë, të cilët u rreshtuan me Përfaqësuesen e Francës që triumfoi në botëror, duke mposhtur 4:2 Kroacinë në finale, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.
Tifozët afrikanë pas eliminimit të ekipeve të tyre nuk kishin dyshime se nga do të rreshtoheshin, duke pasur parasysh se te Franca janë 14 futbollistë me rrënjë nga Afrika.
Shkëlqimi i Francës në botëror dhe në fund titulli i botës ka mbajtur gjallë interesimin e afrikanëve, pasi ekipi i Dider Deschampsit përfaqëson edhe diasporën afrikane, që konsiderohet si djep i talenteve të futbollit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
A mundet Maroku t’i revanshohet Francës për disfatën në “Katari 2022”?
-
Macron intervenoi tek ekipi i Francës për t’i përshëndetur tifozët
-
Festimet më të mira të Botërorit: Cilët tifozë do të mbesin gjatë në kujtesë?
-
Argjentina kampione me 40 milionë euro në xhep
-
Fituesi i lindur, Deschamps, e çon Francën sërish drejt lavdisë