Portieri i Paris Saint-Germainit, Alphonse Areola, është bërë lojtari i parë pas 36 vjetësh që ka fituar titullin e botës ndonëse që nuk ka luajtur asnjë ndeshje për ekipin e tij.
Franca të dielën e shkuar, triumfoi në finale të botërorit "Rusia 2018" pasi mposhti Kroacinë (4:2) në "Luzhniki Stadium" të Moskës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAreola 25-vjeçar, ka qenë portieri i tretë te Përfaqësuesja e Francës dhe kur zbriti nga aeroplani në aeroportin e Parisit, kishte në qafë medaljen e artë. Ai gjithashtu bëri fotografi edhe duke e puthur trofeun më të çmuar në botën e futbollit.
Megjithatë, Areola jo vetëm që nuk u aktivizua fare në botërorin "Rusia 2018", por ai ende nuk e ka regjistruar asnjë minutë në portën e Francës, as në miqësore madje. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).