Me fitoren ndaj Australisë, Franca është bërë kampionia e parë e botës që ka fituar ndeshjen hapëse në Botëror, që kur këtë e bëri Brazili në vitin 2006.
Është gjithashtu fitorja më e lartë në ndeshjen e parë në grup nga një kampion në fuqi, në rrugën drejt mbrojtjes së titullit, shkruan BBC.
Në Botërorët e kaluar kampionët kanë dështuar thuajse plotësisht.