Uruguai ka fituar 3 me 0 ndaj Rusisë në ndeshjen e tretë të Grupit A për të shkuar na pozita e parë e këtij grupi në 16 më të mirët.
Luis Suarez hapi serinë e golave në minutën e 10-të. Pas tij autogol shënoi Denis Cheryshev, ndërsa në fund shënoi Edinson Cavani.
Uruguai shkon me nëntë pikë nga pozita e parë e Grupit A, ndërsa Rusia shkon si e dyta me gjashtë pikë. Egjipti dhe Arabia Saudite kthehen në shtëpi.
16:42 - Nga minuta e 36-të, Rusia ka mbetur me një futbollist më pak në fushë pas ndëshkimit me të kuq të Igor Smolnikovit.
16:24 - Uruguai ka dyfishuar epërsinë ndaj Rusisë përmes autogolit të Cheryshevit.
Ai shënoi në minutën e 23-të për 2 me 0.
Suarez “bombardon” Rusinë
16:12 - Luis Suarez ka “bombarduar” Rusinë në përballjen e fundit të Grupit A në Kampionatin Botëror.
Ylli i Barcelonës shënoi në minutën e dhjetë për 1 me 0, përmes një goditjeje të fuqishme nga gjuajtja e lirë.
What a freekick from Luis Suarez! #URURUS #WorldCup pic.twitter.com/K2X9ZdvJXW
— TheSportMatrix ?? ? (@TheSportMatrix) June 25, 2018
Formacionet zyrtare: Uruguai - Rusi
Sot në orën 16:00 Uruguai do të përballet me Rusinë në ndeshjen vendimtare e cila do të përcaktojë vendin e parë në Grupin A.
Të dy skuadrat kanë siguruar kualifikimin dhe dilema e vetme është vendi i parë.
Këto janë formacionet zyrtare të dy skuadrave:
Uruguai: Muslera; Coates, Godín, Cáceres; Laxalt, Nández, Torreira, Bentancur, Vecino; Luis Suárez, Cavani.
Rusia: Akinfeev; Smolnikov, Kutepov, Ignashevich, Kurdjasov; Samedov, Gazinskiy, Miranchuk, Zobnin, Cheryshev; Dzyuba.
