Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zvicra po punon për bisedime të reja me BE-në për përmirësimin e raporteve

Presidenti zviceran, Ignazio Cassis, dëshiron të përmirësojë raportet e ftohta me Bashkimin Evropian duke kërkuar një paketë të re marrëveshjesh dypalëshe, derisa shpreh besimin se vendi i tij duhet të afrohet më pranë bllokut evropian.

Disa vjet bisedimesh që kishin për qëllim të afronin Zvicrën më pranë tregut të përbashkët me BE-në, dështuan në majin e vitit të kaluar kur qeveria zvicerane hoqi dorë nga një projekt-traktat i vitit 2018, i cili kishte për qëllim forcimin e lidhjeve me partnerin e saj më të madh tregtar.

Brukseli për një dekadë po tenton të shtyjë përpara këtë traktat në mënyrë që Zvicra të miratojë rregullat e tregut të përbashkët, gjithashtu ky traktat do të ofronte një zgjidhje efektive të mosmarrëveshjeve midis dy palëve.

Cassis, i cili mban edhe pozitën e ministrit të Jashtëm, tha se Qeveria e Zvicrës tani po punon për bisedime të reja me BE-në.

“Në Këshillin Federal ne aktualisht jemi në proces të përcaktimit të kornizës për një paketë të mundshme apo për një agjendë bisedimesh”, tha të dielën ai në një intervistë për gazetën SonntagsZeitung, raporton Reuters.

Cassis përmendi si tema energjinë elektrike për marrëveshje të mundshme dhe shtoi se ka “shumë mundësi për bashkëpunim në fushën e shëndetësisë, kërkimeve, mediave, kulturës, përmes së cilave ne mund të thellojmë marrëdhëniet”.

Edhe JD Vance largohet nga Zvicra, bisedimet SHBA-Iran vazhdojnë në nivel të ekipeve teknike Botë JD Vance largohet nga Zvicra, bisedimet SHBA-Iran vazhdojnë në nivel të ekipeve teknike

Lidhjet ekonomike midis BE-së dhe Zvicrës tani mbikëqyren nga mbi 100 marrëveshje dypalëshe që datojnë nga viti 1972.

Ato marrëveshje vazhdojnë të mbeten në fuqi, por ato mund të prishen me kalimin e kohës dhe mund të rrezikojnë anëtarësimin e Zvicrës në tregun e përbashkët evropian.