Para më shumë se 100 vjetësh, Franz von Nopcsa, albanologu i famshëm, kishte ardhur në Zvicër për një konferencë shkencore. E shfrytëzoi qëndrimin në këtë shtet për të zbuluar bukuritë e Malësisë së Bernit. U nda i dëshpëruar. Shkroi se Zvicra është tepër e komercializuar nga turistët, andaj më shumë i pëlqenin malet e kodrat e Shqipërisë.

Konstatimi i ngutshëm i albanologut nuk duhet të merret si e vërtetë përfundimtare. Zvicra vazhdon të jetë e bukur, siç dëshmojnë këto fotografi të shkrepura nga fotografi kosovar, Visar Kryeziu, i cili jeton në Zürich. Kjo shihet jo vetëm në fotografinë e parë kur bora shkëputet nga telat e rrymës në Arosa, aty ku gjendet një park arinjsh, mes tyre edhe dy të sjellë nga Shqipëria.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Në fotografinë e dytë, fotografi ka kapur një lojë mjegulle mbi borën e kodrave të Zvicrës lindore. Në fotografinë e tretë, bota shihet nga perspektiva e lartësisë, ndërsa në ultësirë bota tjetër është e mbuluar nga një supë me mjegull. Në fotografinë e katërt dominon një botë shkëmbinjsh. Dhe në fotografinë e pestë, një pamje e Liqenit të Luzernit nga maja e Fronalpstockut të famshëm në Zvicrën qendrore.
*Falas

