Jetëgjatësia e grave në Zvicër është 85.3 vjeç, ndërsa burrat jetojnë më pak në këtë shtet
Politikanët federalë të FDP, SVP dhe GLP duan të lidhin moshën e pensionit me jetëgjatësinë: nëse njerëzit në Zvicër jetojnë më gjatë, ata gjithashtu duhet të punojnë më gjatë, përcjell albinfo.ch.
Politikanët me influencë të dy partive FDP dhe SVP mbështesin një nismë popullore për të rritur moshën e daljes në pension ose për lidhjen e moshës së daljes në pension me jetëgjatësinë.
FDP ka kërkuar në mënyrë të qartë që të rritet mosha e daljes në pension ose të jetë e lidhur me jetëgjatësinë në Zvicër. Sipas tyre kjo çështje duhet të rregullohet plotësisht deri në vitin 2030 dhe të shtyhet mosha e daljes, që është 65 vjet.
Nga ana politike, tashmë ka pasur disa iniciativa nga krahu i djathtë (FDP, SVP, BDP, CVP).
-
Vendet ku gratë dhe burrat jetojnë më gjatë
-
Merzi mbështet planet për rritjen e moshës së pensionimit në rreth 70 vjeç
-
Zviceranët votojnë për ose kundër kufizimit të popullsisë në 10 milionë
-
Zviceranët pritet ta hedhin poshtë propozimin për kufizim të popullsisë në 10 milionë
-
Danimarka me moshën e pensionimit më të lartë