Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zotohet Zelensky: Fitoret e Rusisë, shumë të përkohshme

Fitoret ushtarake ruse në pjesë të Ukrainës lindore janë shumë të përkohshme dhe çdo territor që ata kanë pretenduar se kanë marrë kontrollin do t'i kthehen Kievit, ka thënë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky të shtunën.

Presidenti ukrainas i tha televizionit lokal se në vend do të kishte më shumë luftime të përgjakshme.

"Për ta, të gjitha këto fitore - okupimi i Krimesë apo Donbasit - është shumë i përkohshëm. Dhe e gjithë kjo do të kthehet - pasi ky është territori ynë", shtoi ai.

Deklarata e Zelenskyt vjen pasi Rusia mori kontrollin e fabrikës së çelikut Azovstal, fortifikata e fundit e rezistencës ukrainase në qytetin port të Mariupolit.