Presidenti Volodymyr Zelensky ka pranuar se progresi në fushën e betejës ka qenë më i ngadalshëm seç dëshirohej, javë pas ofensivës ushtarake të Ukrainës për të rimarrë zonat e pushtuara nga Rusia, shkruan BBC.
"Disa njerëz besojnë se ky është një film i Hollivudit dhe presin rezultate tani. Nuk është ashtu. Ajo që është në rrezik janë jetët e njerëzve”, ka thënë Zelensky.
Ukraina thotë se kundërofensiva e saj ka rimarrë tetë fshatra deri më tani në rajonin jugor të Zaporizhzhia dhe Donetsk në lindje.
Zelensky ka thënë se shtytja ushtarake nuk po shkonte shpejt sepse 200 mijë kilometër katrorë të territorit ukrainas ishin minuar nga forcat ruse.
“Çfarëdo që disa mund të duan, duke përfshirë përpjekjet për të na bërë presion, me gjithë respektin e duhur, ne do të avancojmë në fushën e betejës në mënyrën që ne e konsiderojmë më të mirën”, shtoi Zelensky.
Ai theksoi nevojën që Ukrainës t'i jepen garancitë e sigurisë nga NATO, por ka thënë se në fund të fundit qëllimi ishte anëtarësimi në aleancën mbrojtëse.
Edhe
Ukraina thotë se këtë vit ka rikthyer mbi 600 kilometra katrorë territor të marrë nga Rusia
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e bëri të qartë këtë javë se asnjë plan nuk ishte në tryezë për t'i dhënë ftesë Ukrainës në samitin e muajit të ardhshëm në Lituani.
Udhëheqësi ukrainas përsëri kërkesën që Ukraina të merrte F-16 të prodhuar nga SHBA-ja dhe ka thënë se besonte se pilotët luftarakë mund të fillonin stërvitjen që në gusht dhe se avionët e parë mund të mbërrinin pas gjashtë ose shtatë muajsh.