Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zonja e Parë e SHBA-së në qendër të kritikave pasi krahasoi hispanikët me taco

Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden, ka shkaktuar ofendim, pasi i krahasoi hispanikët me tacos në një fjalim që mbajti të martën, shkruan BBC-ja.

Jill Biden po iu drejtohej latinëve në një ngjarje në Teksas, kur u përpoq të bënte një kompliment duke iu referuar ushqimit tradicional meksikan, taco.

Shoqata Kombëtare e Gazetarëve Hispanikë (NAHJ) u përgjigj menjëherë: "Ne nuk jemi tacos".

Komenti i saj vjen në një kohë kur popullariteti i presidentit Joe Biden te votuesit hispanikë ka rënë dukshëm.

JIll Biden ishte pjesëmarrëse në konferencën në San Antonio me temën "Kërkimi për barazi” të hispanikëve, kur tha: "Diversiteti i këtij komuniteti, po aq i dallueshëm sa bodegat e Bronksit, aq i bukur sa lulet e Majamit dhe po aq unik sa tacot e mëngjesit këtu në San Antonio, janë forca juaj".

Edhe Zonja e Parë e SHBA-së u kërkon falje hispanikëve që i krahasoi me taco Botë Zonja e Parë e SHBA-së u kërkon falje hispanikëve që i krahasoi me taco

Biden e shqiptoi gabimisht edhe dyqanin e njohur Bodega si "bogedas".

NAHJ i bëri thirrje Zonjës së Parë "të marrë kohë për të kuptuar më mirë latinët”.

"Trashëgimia jonë latine është formuar nga diaspora, kultura dhe tradita të ndryshme ushqimore”, thuhet në reagimin e NAHJ-së. "Mos na reduktoni në stereotipe".

Jill Biden u kritikua edhe më parë, në mars 2021, pasi dështoi në shqiptimin e frazës spanjolle "Sí se puede" (Po, ne mundemi).

Konservatorët kryesuan kritikat ndaj komenteve të fundit të Bidenit.

Edhe Bideni kritikon Trumpin në fjalimin e parë pas largimit nga Shtëpia e Bardhë Botë Bideni kritikon Trumpin në fjalimin e parë pas largimit nga Shtëpia e Bardhë

"Nuk është çudi që hispanikët po ikin nga Partia Demokratike!", shkroi në Twitter, përfaqësuesi amerikan Andy Biggs, një republikan nga Arizona.

Një sondazh i fundit i opinionit zbuloi se 26% e hispanikëve - një bllok kyç votues për Partinë Demokratike – përkrahin presidentin Biden, për dallim nga 55% sa ishte kjo përkrahje një vit më parë.