Familja e presidentit amerikan, Joe Biden, i ka kërkuar atij që t’i injorojë thirrjet për të hequr dorë nga gara presidenciale pas debatit kundër republikanit, Donald Trump.
Siç raporton BBC-ja, Bideni e kaloi të dielën me të afërmit e tij në një vendstrehim presidencial, ku ata e inkurajuan të qëndronte në garë.
Pas debatit që u cilësua i dobët dhe jokoherent në Atlanta, janë ngritur dyshime nëse Bideni është në gjendje të garojë edhe për një mandat në krye të SHBA-së.
Një sondazh i CBS Neës i publikuar të dielën tregoi se 72 për qind e votuesve demokratë besojnë se presidenti nuk ka shëndet mendor për të shërbyer si president.
Por mesazhi nga ekipi i tij i fushatës dhe familja e tij është se Bideni mbetet shpresa më e mirë e partisë për ta mposhtur Trumpin.
“Nuk do të lejojmë që ato 90 minuta të përcaktojnë katër vjetët e tij si president. Ai gjithmonë do ta bëjë atë që është më e mira për vendin”, ka thënë zonja e parë, Jill Biden për revistën “Vogue”.
-
S’dorëzohet Kamala Harris, synon t'i futet garës për presidente edhe një herë
-
Trumpi e akuzon Kinën për ndërhyrje në zgjedhje
-
Shtëpia e Bardhë hesht edhe pas përfundimit të takimit në “dhomën e krizave”
-
Trumpi mbledh sot kabinetin e tij mes tensioneve të shtuara me Iranin
-
Sulm i armatosur në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë