Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jill Biden, ka udhëtuar të dielën për në Uzhhorod të Ukrainës, qytet i vogël në cepin e largët jugperëndimor, pa paralajmëruar për vizitën, raportoi të dielën CNN-i.
Në një shkollë që tani shërben si strehim i përkohshëm për qytetarët e zhvendosur, Bideni u takua me Zonjën e Parë të Ukrainës, Olena Zelenska, e cila nuk është parë në publik që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.
Biden është amerikania e fundit e profilit të lartë që ka vizituar vendin e shkatërruar nga lufta në javët e fundit.
"Doja të vija në ditën e nënës", i tha Bideni Zelenskas. “Menduam se ishte e rëndësishme t'i tregonim popullit ukrainas se kjo luftë duhet të ndalet. Populli i Shteteve të Bashkuara qëndron me popullin e Ukrainës", ka shtuar ajo.
-
Vizitë e paparalajmëruar, Bideni mbërrin në Kiev
-
Zonja e parë ukrainase shkon në SHBA për t’u kërkuar mbështetje zyrtarëve të lartë
-
Zonja e Parë e SHBA-së viziton Evropën Lindore, takohet me refugjatët ukrainas
-
Zonja e Parë e SHBA-së do të udhëtojë për në Evropën Lindore
-
Bideni niset për në Gjermani për të diskutuar për Ukrainën dhe Lindjen e Mesme