Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden do të udhëtojë në Rumani dhe Sllovaki këtë javë për të takuar refugjatët ukrainas.
Ditën e diele - që është Dita e Nënës në SHBA, Bideni do ta kalojë me nënat dhe fëmijët e zhvendosur nga konflikti, në Sllovaki, raporton BBC-ja të martën.
Udhëtimi i saj paraqet një mbështetje tjetër të zyrtarëve të lartë amerikanë për Ukrainën, pas vizitës së paparalajmëruar të së dielës në Kiev nga Nancy Pelosi, kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve.
Gjatë udhëtimit të Bidenit në Evropën Lindore, nga 5 deri në 9 maj, ajo do të takohet gjithashtu me personelin e shërbimit dhe diplomatët e SHBA-së, si dhe punëtorët dhe mësuesit humanitarë.
Artikuj të ngjashëm
-
Një delegacion ukrainas po qëndron në SHBA për të diskutuar fundin e luftës
-
Komisioni Evropian do të marrë pjesë në takimin e Bordit të Paqes të Trumpit
-
Rubio do të vizitojë Evropën Lindore për të forcuar lidhjet me udhëheqësit pro-Trump
-
Nesër takimi trepalësh SHBA-Rusi-Ukrainë në Emirate të Bashkuara
-
Witkoff dhe Kushner kërkojnë takim me Putinin për Ukrainën