Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zjarrfikësit në Francë luftojnë me zjarrin pranë Bordeauxit

Më shumë se 1 mijë zjarrfikës po luftojnë me një zjarr të madh në Francën jugperëndimore që ka shkatërruar tashmë rreth 7 mijë hektarë pyll, thonë zyrtarët, shkruan BBC.

Zjarri i furishëm pranë qytetit të Bordos ka shkatërruar një numër shtëpish dhe ka detyruar 10 mijë banorë të largohen.

Erërat e forta dhe temperaturat e larta po vështirësojnë operacionin e shuarjes së zjarrit.

Këtë verë Franca dhe një numër vendesh të tjera evropiane kanë parë një valë zjarresh vdekjeprurëse, të shkaktuara nga temperaturat rekord dhe thatësirat në të gjithë kontinentin.

Më shumë se 1000 vdekje i janë atribuar të nxehtit në Portugali dhe Spanjë.

Zjarri i madh në rajonin Gironde të Francës ka shpërthyer prej dy ditësh pranë komunës Landiras, rreth 30 km në jug-lindje të Bordeauxit.