Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zjarrfikësit në Australi në kërkim të grave në zanatin e burrave

Shërbimi i Zjarrfikësve në Tasmani ka të angazhuar më pak se pesë për qind gra.

Ato që janë pjesë e shërbimit thonë se kultura ka ndryshuar dhe se është koha për gratë që të bashkohen në radhët e zjarrfikësve.

Ema Weitnauer që dhjetë vjet është pjesë e minoritetit të zjarrfikëseve.

“Kur fillova punën kisha vështirësi me një pajisje dhe një zjarrfikës veteran më tha: ‘Për këtë shkak gratë nuk duhet të jenë zjarrfikëse”

Vetëm 15 nga 300 zjarrfikësit e Tasmanisë janë gra.

Edhe Për herë të parë në histori, Australia vë një grua në krye të ushtrisë Botë Për herë të parë në histori, Australia vë një grua në krye të ushtrisë

Mirëpo Weitnauer thotë se kultura në vendin e punës ka ndryshuar.

Është duke u stërvitur që të jetë shefe e brigadës së zjarrfikësve dhe do t’i prijë ekipit të parë të zjarrfikëseve.

Shefi i brigadës, Chris Arnol thotë se çdo ditë e më shumë gratë janë të interesuara për të punuar si zjarrfikëse.

“Ka niset të zhduket ideja se zanati i zjarrfikësit është për burrat dhe tani po shohim se gratë janë në gjendje të jenë zjarrfikëse të mira po aq sa burrat”.

Edhe Ndarjet gjinore me ndikim në zgjedhjen e profesionit Arbëri Ndarjet gjinore me ndikim në zgjedhjen e profesionit

Weitnauer u ka bërë thirrje grave që të aplikojnë për pozitën e zjarrfikëseve, ndërkaq është e mendimit se shkaku i vështirësive fizike të zjarrfikësve gratë mendojnë se nuk është puna e duhur.

Shërbimi i Zjarrfikësve të Tasmanisë në krejt fushatat reklamuese ka angazhuar gratë me qëllim që të inkurajojë të tjerat për t’u bërë pjesë e ekipit.

bo