Një zjarrfikës vullnetar në Australi është akuzuar për ndezje të qëllimtë të zjarreve, gjatë kohës kur shteti përballej me krizën e madhe me zjarre.
Policia arrestoi 19 vjeçarin dhe ai përballet me shtatë akuza, përfshirë zjarr vënie të supozuar në një zonë në jug të Sidneyt, transmeton KTV. Shërbimi zjarrfikës i përshkroi veprimet e pretenduara si tradhti për ekuipazhet, që tashmë janë nën presion të jashtëzakonshëm.
Së paku 6 persona kanë vdekur dhe mbi 650 shtëpi janë shkatërruar nga zjarret të cilat kanë përfshirë bregdetin lindor që nga shtatori.
Sidoqoftë, zjarrfikësi vullnetar nuk akuzohet për ato tragjedi.
Artikuj të ngjashëm
-
Banesa shumëkatëshe në Australi përfshihet nga zjarri
-
Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme, në zjarrin fatal që përfshiu një hostel në Zelandë
-
Shiu i rrëmbyeshëm shuan dhjetëra zjarre aktive në Australi
-
New South Wales fillon me hetime të pavarura për zjarret e vazhdueshme
-
Rikthehen zjarret vdekjeprurëse në Australi