Shkencëtarët britanikë kanë deklaruar se zjarret në Australi janë pasqyrë e asaj që bota do të përjetojë çdo ditë me rritjen e temperaturave.
Sipas Qendrës Meteorologjike “Hadley”, zjarret janë shenja të kushteve normale që bota do t’i ketë me temperaturat deri në tre gradë më të larta, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë bazë të një hulumtimit të këtyre shkencëtarëve britanik, thuhet se ndikimi i ngrohjes globale lidhet direkt me zjarret që po ndodhin në secilin cep të botës.
Ata kanë thënë se temperaturat e larta të kombinuara me mungesën e lagështisë, shirave dhe erërat e fuqishme, do të ndihmojnë që vazhdimisht të ketë zjarre. E vendet më të rrezikuara mbesin perëndimi i SHBA-së, Kanadaja, Evropa Jugore, Skandinavia dhe Amazona.