Një zjarr ka shpërthyer në ndërtesën 50 katëshe, Trump Tower në New York të SHBA-së.
Raportohet se me këtë rast ka vdekur një person.
Nga shërbimi i zjarrfikësve kanë thënë për Asociated Press se ende nuk dihet shkaku i zjarrit.
Mësohet se viktima e zjarrit, 67-vjeçari Tod Brasner, i cili ka vdekur në Spital ka qenë tregtar i veprave artistike i cili banesën në “Kullën Trump” e kishte blerë në vitin 1996.
Presidenti amerikan ka shkruar në Twitter se zjarri është shuar duke falënderuar zjarrfikësit për intervenim të shpejtë.
Artikuj të ngjashëm