Rreth 900 hektarë pyje dhe disa shtëpi janë përfshirë nga zjarri i cili u përhap në jug të Francës, gjatë mbrëmjes së djeshme.
Shërbimet emergjente thonë se ishulli i Korsikës dhe shtëpitë përreth janë në rrezik, transmeton Koha.net.
Banorët janë evakuuar megjithatë zjarri është shumë i madh.
Nuk raportohet për njerëz të lënduar, por se janë djegur 10 vetura.
“Vazhdojmë të presim për përforcime”, ka thënë shefi rajonal i zjarrfikësve jean-Jacques Peraldi, duke shtuar se rreth 150 njerëz janë duke kërkuar ndihmë.
Artikuj të ngjashëm