Një zjarr masiv ka nisur në një depo ku Policia e New Yorkut i mban veturat që i konfiskon, raporton agjencia AP.
Zjarri raportohet se ka nisur në depon në “Red Hook” në Brooklyn.
Shërbimet emergjente të New Yorkut kanë paralajmëruar për tym dhe vonesa në trafik. Ndërsa i kanë kërkuar njerëzve që jetojnë në afërsi të depos të mbyllin dritaret.
Zjarri ka nisur rreth orës 10:30 të martën me kohë lokale.
Dy zjarrfikës kanë marrë lëndime të vogla. Së paku 150 zjarrfikës janë në vendin e ngjarjes.
Artikuj të ngjashëm
-
Përplasja e cisternës së benzinës shkakton zjarr masiv në New York
-
Zjarr masiv në tregun e rrobave të përdorura në Tiranë
-
Përfshihet nga zjarri depoja e ish-Hotel Unionit
-
Përfshihet nga zjarri një depo në Ferizaj, zjarrfikës nga disa komuna asistojnë në lokalizim
-
Shembet një pjesë e një ndërtese shumëkatëshe në New York