Zimbabveja ka ndaluar internetin për kohë të pacaktuar, si masë për shtypjen e protestave kundër rritjes së çmimeve të karburanteve.
Operatori më i madh celular në vend - Econet - tha se është urdhëruar t'i shkurtojë shërbimet deri në njoftimin e radhës.
Qasja në Facebook, WhatsApp dhe Twitter ka qenë e bllokuar prejse kanë shpërthyer protestat të hënën, transmeton rel.
Së paku tre vetë janë vrarë dhe 600 persona janë arrestuar.
Kombet e Bashkuara i bënë thirrje Qeverisë së Zimbabvesë që forcat e saj të sigurisë të ndalojnë "përdorimin e tepruar të forcës".
Edhe
19 të vdekur në protestat në Nepal kundër ndalimit të mediave sociale
Qeveria i ka fajësuar grupet e opozitës për protestat.
Presidenti i Zimbabvesë, Emmerson Mnangagwa, ka thënë se rritja e çmimeve të karburanteve ka për qëllim të adresojë mungesën e shkaktuar nga rritja e përdorimit dhe tregtia "e shfrenuar" ilegale.
-
Bien nga sistemi Facebooku, Messengeri, Instagrami e WhatsAppi
-
Kriza me naftën – Australia u kërkon qytetarëve të përdorin transportin publik
-
Automjetet lëvizin ngadalë në Paris në shenjë proteste për shtrenjtimin e naftës
-
Kuba goditet për herë të dytë brenda një jave nga ndërprerja e energjisë elektrike