Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zgjerohet hetimi për ndërtesat e shembura nga tërmetet në Turqi

Termet Turqi - ndertesat e shembura

Më shumë se 600 persona janë duke u hetuar në Turqi për ndërtesat që janë shembur nga tërmeti vdekjeprurës i 6 shkurtit, ka njoftuar Qeveria, raportoi të dielën BBC-ja.

Të shtunën ministri i Drejtësisë, Bekir Bozdag, ka thënë se 184 të dyshuar, përfshirë kontraktorët e ndërtimit dhe pronarët e pronave, tashmë janë arrestuar.

Për vite me radhë, ekspertët kanë paralajmëruar se korrupsioni endemik dhe politikat e qeverisë nënkuptojnë se shumë ndërtesa të reja janë të pasigurta.

Numri i konfirmuar i vdekjeve në Turqi dhe Siri tani ka tejkaluar shifrën 50,000.

Këtë deklaratë, Bozdag e ka dhënë nga Turqia juglindore, ku ndodhi tërmeti me magnitudë 7.8 ballësh dhe u pasua nga një tjetër lëkundje e fuqishme disa orë më vonë.

Sipas raportimeve, mes të arrestuarve është edhe një kryebashkiak i një prej qyteteve afër vendit ku goditën lëkundjet.

Edhe Turqia kërkon arrestimin e 113 të dyshuarve për ndërtimet në zonat e tërmetit Botë Turqia kërkon arrestimin e 113 të dyshuarve për ndërtimet në zonat e tërmetit

Mijëra ndërtesa janë shembur ose dëmtuar rëndë në Turqi pas tërmeteve. Partitë e opozitës dhe disa ekspertë ndërtimi akuzojnë administratën e Presidentit Recep Tayyip Erdogan për dështim në zbatimin e rregulloreve të ndërtimit dhe përpjekje për të larguar fajin e përgjithshëm për katastrofën.

Ata thonë se politikat e qeverisë kanë lejuar të ashtuquajturat amnisti për kontraktorët që kanë shkelur rregullat e ndërtimit.