Moskë, 15 dhjetor – Këshilli i Federatës Ruse apo Dhoma e Lartë e Parlamentit të premten njëzëshëm miratoi rezolutën me të cilën zgjedhjet presidenciale caktohen për më 18 mars të vitit 2018.
Sipas mediave shtetërore ruse, pasi vendimi të shpallet më 18 dhjetor edhe zyrtarisht do të fillojë fushata zgjedhore. Ella Pamfilova, kryetare e Komisionit Qendror Zgjedhor, deklaroi se së paku 23 persona kanë shprehur dëshirën për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale.
Presidenti aktual i Rusisë, Vladimir Putin, më 6 dhjetor bëri të ditur se do të kandidojë për një mandat të katërt.
“Nuk do të preferoja të flas për programin zgjedhor në këtë moment. Si edhe çdo kandidat tjetër, sigurisht që do të ketë. Në fakt, programi im është thuajse i gatshëm”, tha Putin në konferencën e djeshme për media, duke konfirmuar se në zgjedhjet presidenciale do të kandidojë si kandidat i pavarur.
-
Rusia cakton datën e zgjedhjeve që pritet t’i fitojë Putini
-
Zgjedhjet presidenciale ruse mbahen më 17 mars
-
Fillon votimi në zgjedhjet ku Putini s’ka dyshim se do të jetë fituesi
-
Putin zyrtarisht regjistrohet si kandidat për zgjedhjet presidenciale
-
29 kandidatë sfidojnë Putinin për president të Rusisë