Islamabad, 16 gusht – Më pak se dy muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme, ligjvënësit nacionalë dhe rajonalë në Pakistan do të zgjedhin presidentin e ri më 4 shtator, njoftuan sot zyrtarët e zgjedhjeve.
Nominimet për president mund të bëhen deri më 27 gusht, ndërsa lista përfundimtare e kandidatëve do të publikohet më 30 gusht, njoftoi Komisioni Zgjedhor i Pakistanit.
Votimi do të mbahet më 4 shtator në ndërtesën e Asamblesë Kombëtare në kryeqytetin Islamabad dhe në katër ndërtesat e kuvendeve të provincave.
Presidenti zgjidhet përmes një votimi të fshehtë nga një kolegj elektoral i përbërë nga anëtarë të Senatit të Pakistanit, Asamblesë Kombëtare, dhe katër kuvendeve të provincave.
Mandati pesëvjeçar i presidentit Mamnoon Hussain, 78 vjeç, do të përfundojë më 9 shtator.
-
Çka thotë Kushtetuta për zgjedhjen e presidentit
-
Pakistani rrit masat e sigurisë për bisedimet për paqe
-
SHBA-ja dhe Irani sinjalizojnë se do të rikthehen në Pakistan për bisedime
-
Irani thotë se s’ka asnjë informacion për një takim të mundshëm me SHBA-në
-
Trumpi thotë se brenda dy ditëve të ardhshme mund të ketë bisedime me Iranin