Botë

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian 2019: E panjohura e njohur

Për herë të parë që nga viti 1979, dy grupe politike më të mëdha në Bashkimin Evropian, Partia Popullore Evropiane dhe Social Demokratë do të humbasin shumicën në zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Evropian. Kështu në mes tjerash konkludon Instituti i Kosovës për Politikat Evropiane (EPIK) në studimin e fundit: ZGJEDHJET PËR PARLAMENTIN EVROPIAN 2019: E PANJOHURA E NJOHUR. Linku: https://www.epik-eu.com/sq/publikimet

Studimi në 77 faqe, në mes tjerash, vlerëson se Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve dhe En March e Presidentit Franqez Macrone do të jenë fituesit e zgjedhjeve. Por festës së fitores do të iu bashkëngjiten edhe popullistët të bashkuar rreth koalicionit të sapo formuar Aleanca Evropiane e Popujve dhe Kombeve (ish-ENF), të udhëhequr nga Salvini i Italisë, Le Pen e Francës dhe partitë të tjera të ekstremit të djathtë sikur Alternativa për Gjermaninë dhe Partia e Lirisë së Austrisë.

Image

E gjithë kjo do të krijojë një Parlament Evropian më të fragmentuar, i cili do të kërkojë krijimin e aleancave të reja në kuadër të themelimit të institucioneve të reja të BE-së. Pas zgjedhjeve do të fillojnë negociatat për orientimet kyçe të politikave të BE-së për periudhën 2019-2025, formësimin e koalicioneve dhe ndarjen e posteve, ku mes tjerash poste kyçe do të janë Presidenti i Këshillit Evropian, Presidenti i Parlamentit Evropian, Presidenti i Komisionit Evropian, Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme, si dhe Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane.

ZGJEDHJET PËR PARLAMENTIN EVROPIAN 2019

Nga 23-26 maj 2019, afro 400 milionë votues do të iu drejtohen kutive të votimit në Bashkimin Evropian. Ata do zgjedhin 751 deputetë të cilët do t'i përfaqësojnë ata në Parlamentin Evropian. Zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Evropian përbëjnë ushtrimin më të madh demokratik në botë, pas Indisë. Pavarësisht planeve të Britanisë për t'u larguar nga Bashkimi Evropian, Britania e Madhe do të marrë pjesë në zgjedhje pasi që ishte një nga kushtet kur është dakorduar shtyrja e BREXIT-it deri më 31 tetor 2019, pasi Britania e Madhe nuk arriti të largohet nga BE-ja deri më 29 mars 2019.

Votimi zhvillohet përgjatë tre ditëve, varësisht se ku zhvillohen zgjedhjet:

  • 23 maj: Holanda, Britania e Madhe;
  • 24 maj: Irlanda, Republika Çeke (e cila ka votim dy ditor, edhe më 25 maj);
  • 25 maj: Letonia, Malta, Sllovakia;
  • 26 maj: Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Qiproja, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Lituania, Luksemburgu, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovenia, Spanja, Suedia.

Rezultatet përfundimtare do të shpallen të dielën, 26 maj, nga ora 23:00, sipas kohës së Brukselit.

Që nga viti 1979, çdo pesë vjet qytetarët e BE-së zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Parlamentin Evropian – institucion i zgjedhur në mënyrë të drejtpërdrejtë i cili mbron interesat e tyre në kuadër të BE-së. Zgjedhjet e Parlamentit Evropian janë të rëndësishme pasi që Parlamenti Evropian është i vetmi institucion i BE-së i zgjedhur në mënyrë të drejtpërdrejtë, pasi që Këshilli Evropian dhe Këshilli i BE-së legjitimohen në formë indirekte përmes zgjedhjeve nacionale.

Zgjedhjet e fundit evropiane në 2014 ishin zgjedhjet më të mëdha transnacionale të mbajtura ndonjëherë. Përcaktimi i numrit të deputetëve është i përcaktuar në kuadër të traktateve Evropiane. Përcaktimi bëhet në bazë të popullsisë, duke iu mundësuar shteteve më të vogla të fitojnë më shumë deputetë se nën sistemin e proporcionalitetit. Aktualisht, numri i Eurodeputetëve varion nga 6 deputetë për Maltën, Luksemburgun dhe Qipron deri më 96 deputetë për Gjermaninë.

Parlamenti Evropian ka tre role kryesore: legjislativ, mbikëqyrës dhe buxhetor. Kjo nënkupton miratimin e ligjeve të BE-së, me ndihmën e Këshillit të BE-së, kontrollin demokratik të të gjitha institucioneve të BE-së dhe miratimin e buxhetit të BE-së. Parlamenti është i vetmi trup legjislativ në botë, vendimet e të cilit kanë efekt të drejtpërdrejtë ligjor në vende të shumta sovrane.

Instituti EPIK ka vendosur të kthejë vëmendjen në zgjedhjet e Parlamentit Evropian kryesisht për dy arsye:

  1. Zgjedhjet kanë rëndësi të madhe për vetë BE-në. Në kohën kur forcat progresive dhe populliste janë në ballafaqim të drejtpërdrejtë në të gjitha kontinente, Parlamenti i ardhshëm Evropian përbën fushëbetejën e ardhshme strategjike të këtyre forcave kundërshtare. Zgjedhjet nuk do të përcaktojnë vetëm fatin e BE-së, por balancin e forcave globale.
  2. Arsyeja e dytë rrjedh natyrshëm nga ajo e para. Për shkak të rëndësisë së tyre, zgjedhjet do të kenë ndikim të madh në politikë e BE-së karshi Ballkanit Perëndimor dhe Kosovës.

Në përmbledhje, studimi nxjerr shtatë konkluzione:

  1. Përkundër humbjes prej afro 6.5%, fronti pro-BE (EPP, S&D, ALDE+En Marche, GREENS-EFA) do të mbesin forca më e madhe politike e BE-së, me 63.2% të votës së përgjithshme.
  2. Sidoqoftë, për herë të parë që nga viti 1979, dy të mëdhenjtë, EPP dhe S&D, do të humbasin shumicën. Parashikojmë që ata do të fitojnë 42% të votës së përgjithshme, gjë që do shënojë rënie nga 54% në 2014.
  3. Pasi që "koalicioni i madh" EPP dhe S&D nuk do të ketë shumicën e Eurodeputetëve në Parlamentin Evropian, këto familje politike do të duhet të punojnë me grupet e tjera në Parlamentin e ardhshëm Evropian për të çuar përpara projektin evropian.
  4. Euroskeptikët (Aleanca Evropiane e Popujve dhe Kombeve (ish-ENF), ECR, GUE / NGL, 5STAR + BREXIT (ish-EFDD)), do të shënojnë rritje prej 2.7%, duke fituar 30.2% të votës së përgjithshme.
  5. Pasi që do të shënojnë rritje të madhe, ALDE+En Marche do të jenë “king-maker” i koalicionit EPP dhe S&D.
  6. Partitë e reja dhe të pa-rreshtuara do të shënojnë rritje prej 3.7%, me 6.5% të votës së përgjithshme.
  7. Në mandatin e institucioneve të reja të BE-së, 2019-2024, nuk duhet shpresuar për zgjerim të BE-së drejt Ballkanit Perëndimor. Mund të pritet progres në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë. E njëjta mund të ndodh në rastin e Serbisë, nën supozimin e arritjes së marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Në rast të marrëveshjes, Kosova nga ana tjetër do të fitojë liberalizimin e vizave dhe, në një skenar optimist, do të fitojë statusin e kandidatit. Statusin e kandidatit mund të fitojë edhe Bosnja dhe Hercegovina.

PARTITË POLITIKE EVROPIANE

Partitë politike evropiane janë organizatat partiake politike që veprojnë në mënyrë transnacionale në Evropë dhe në institucionet e Bashkimit Evropian. Ato janë të rregulluara dhe financohen nga Bashkimi Evropian dhe përbëhen nga partitë nacionale. Që të njihet si një parti politike evropiane, partia duhet të përbëhet nga deputetë të zgjedhur në së paku një të katërtën e shteteve anëtare.

Që nga nëntori i vitit 2018, këto janë 10 parti politike evropiane të regjistruara:

Image

GRUPET POLITIKE NË PARLAMENTIN EVROPIAN

Pas zgjedhjeve, deputetët e Parlamentit Evropian formojnë grupe politike. Për të marrë statusin formal të një grupi politik, grupi duhet të përbëhet nga të paktën 25 deputetë, të zgjedhur në të paktën një të katërtën e vendeve anëtare (të paktën 7 vende anëtare). Deputetët mund t'i përkasin vetëm një grupi politik.

Grupet politike bashkojnë Eurodeputetët nga vende të ndryshme anëtare në bazë të lidhjeve të tyre politike, gjë që i jep deputetëve individual ndikim më të madh. Grupet gjithashtu mund të formohen më vonë gjatë mandatit të Parlamentit. Aktualisht në Parlamentin Evropian (2014-2019) ekzistojnë 8 grupe politike.

Image
Image
Image
Image

SPITZENKANDIDATEN

Spitzenkandidaten ose procesi i kandidatit kryesor, i përdorur për herë të parë në zgjedhjet evropiane të vitit 2014, u jep qytetarëve të BE-së mundësinë që të ndikojnë drejtpërdrejt në zgjedhjen e kandidatit për President të Komisionit Evropian.

Spitzenkandidaten ishte gjithashtu pasojë logjike e hyrjes në fuqi të Traktatit të Lisbonës, i cili specifikonte se rezultati i zgjedhjeve në Parlamentin Evropian duhet të merret parasysh kur propozohen kandidatët për President të Komisionit Evropian. Traktati i Lisbonës gjithashtu krijoi një lidhje më të ngushtë midis qytetarëve dhe jetës demokratike të BE-së, duke shprehur në mënyrë eksplicite se deputetët e Parlamentit Evropian janë 'përfaqësues të qytetarëve të BE-së. (Qendra për Strategji Politike Evropiane, 16 shkurt 2018)

Para zgjedhjeve 2019, shtatë parti politike evropiane kanë propozuar gjithsej 15 Spitzenkandidaten apo kandidatë kryesorë. Tre parti politike kanë propozuar më shumë se një kandidat kryesor.

Image
Image

PROJEKTIMET E REZULTATEVE PËR ZGJEDHJET E PARLAMENTIT EVROPIAN 2019

Parashikimet e Institutit EPIK për Parlamentin e ardhshëm Evropian bazohen në sondazhet nacionale të gjeneruara nga POLITICO. Linku: https://www.politico.eu/2019-european-elections/

Instituti EPIK po ashtu ka verifikuar të dhënat POLITICO-s me katër sondazhe të tjera: sondazhi i Financial Times (maj 2019), EUROPELECTS (maj 2019), Kantar Public, i kontraktuar nga Parlamenti Evropian (prill 2019) dhe parashikimet e ECFR-së (prill 2019). Dhe në këtë drejtim, Instituti EPIK nuk ka gjetur dallime të mëdha në të dhënat e sondazheve respektive.

  • Partia Popullore Evropiane (EPP) pritet të humbë 46 deputetë, nga 216 (2014) në 170 (2019) deputetë.
  • Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve (S&D) pritet të humb 40 deputetë, nga 186 (2014) në 146 (2019) deputetë.
  • Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën (ALDE) + En Marche e Macronit pritet të fitojë 36 deputetë, nga 68 (2014) në 104 (2019) deputetë.
  • Aleanca Evropiane e Popujve dhe Kombeve (ish-ENF) pritet të fitojë 36 deputetë, nga 36 (2014) në 72 (2019) deputetë.
  • Konservatorët dhe Reformistët Evropianë (ECR) pritet të humb 16 deputetë, nga 77 (2014) në 61 (2019) deputetë.
  • Të Gjelbër/Aleanca e Lirë Evropiane (Greens-EFA) pritet të fitojë 3 deputetë, nga 52 (2014) në 55 (2019) deputetë.
  • E Majta e Bashkuar Evropiane – E Majta Veriore e Gjelbër (GUE-NGL) pritet të humb 3 deputetë, nga 52 (2014) në 49 (2019) deputetë.
  • Partitë e reja dhe të pa rreshtuara pritet të fitojnë 28 deputetë, nga 21 (2014) në 49 (2019) deputetë.
  • 5Star+Partia Brexit (ish-EFDD) pritet të fitojë 3 deputetë, nga 42 (2014) në 45 (2019) deputetë.

NUMRI I DEPUTETËVE NË LEGJISLATURË AKTUALE TË PARLAMENTIT EVROPIAN, SIPAS GRUPEVE POLITIKE DHE PROJEKSIONET PËR NUMRIN E DEPUTETËVE PAS ZGJEDHJEVE 2019

Image

Bazuar në këto të dhëna Instituti EPIK ka nxjerr shtatë konkluzione kyçe:

  1. Përkundër humbjes prej afro 6.5%, fronti pro-BE (EPP, S&D, ALDE+En Marche, GREENS-EFA) do të mbesin forca më e madhe politike e BE-së, me 63.2% të votës së përgjithshme.
  2. Sidoqoftë, për herë të parë që nga viti 1979, dy të mëdhenjtë, EPP dhe S&D, do të humbasin shumicën. Parashikojmë që ata do të fitojnë 42% të votës së përgjithshme, gjë që do shënon rënie nga 54% në 2014.
  3. Pasi që "koalicioni i madh" EPP dhe S&D nuk do të ketë shumicën e Eurodeputetëve në Parlamentin Evropian, këto familje politike do të duhet të punojnë me grupet e tjera në Parlamentin e ardhshëm Evropian për të çuar përpara projektin evropian. (ECFR, prill 2019).
  4. Euroskeptikët (Aleanca Evropiane e Popujve dhe Kombeve (ish-ENF), ECR, GUE / NGL, 5STAR + BREXIT (ish-EFDD)), do të shënojnë rritje prej 2.7%, duke fituar 30.2% të votës së përgjithshme.
  5. Pasi që do të shënojnë rritje të madhe, ALDE+En Marche do të janë “king-maker” i koalicionit EPP dhe S&D.
  6. Partitë e reja dhe të pa-rreshtuara do të shënojnë rritje prej 3.7%, me 6.5% të votës së përgjithshme.
  7. Në mandatin e institucioneve të reja të BE-së, 2019-2024, nuk duhet shpresuar për zgjerim të BE-së drejt Ballkanit Perëndimor. Mund të pritet progres në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë. E njëjta mund të ndodh në rastin e Serbisë, nën supozimin e arritjes së marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Në rast të marrëveshjes, Kosova nga ana tjetër do të fitojë liberalizimin e vizave dhe, në një skenar optimist, do të fitojë statusin e kandidatit. Statusin e kandidatit mund të fitojë edhe Bosnja dhe Hercegovina.

KOALCIONI I ARDHSHËM?

Në këtë kontekst, Instituti EPIK ka konkluduar se koalicioni më i mundshëm pas zgjedhor do të jetë koalicioni EPP-S&D-Alde+En Marche i cili do arrinte të këtë 420 nga 751 deputetë të Parlamentit Evropian, apo 56% të numrit total të deputetëve.

Image

KUSH DO TË FITOJË CILIN SHTET?

Sipas studimit, EPP pritet të fitojë në: Austri, Kroaci, Qipro, Gjermani, Greqi, Finland, Hungari, Lituani, Luksemburg, Irland, Portugali, Rumani, Slloveni, Suedi. ALDE + EN MARCHE pritet të fitojë në Estoni, Danimark, Holand dhe Francë. ECR pritet të fitojë në Belgjikë, Poloni dhe Sllovaki. S&D pritet të fitojë në Bullgari dhe Spanjë. 5Star+Brexit (ish-EFDD) pritet të fitojë në Mbretërinë e Bashkuar. Aleanca Evropiane e Popujve dhe Kombeve (ish-ENF) pritet të fitojnë në Itali. Partitë e reja dhe të pa rreshtuara pritet të fitojnë në Republikën Çeke dhe Letoni.

Image

SHTETET KU MUND TË KËTË BEFASI?

Pak ditë para zgjedhjeve, ende ka shumë elemente në skenën e politikës evropiane cilat mund të shtyjnë rezultatin e zgjedhjeve në drejtime të ndryshme. Në shumë shtete të mëdha anëtare, sikur Spanja - e cila mbajti zgjedhjet nacionale parlamentare në fund të prillit - zhvillimet politike të brendshme mbizotëronin në media dhe diskurs publik, dhe qytetarët duket se nuk e kanë kthyer ende mendjet e tyre në zgjedhjet Evropiane. Rezultati i zgjedhjeve nacionale do të ketë ndikim në mënyrën se si ata do votojnë në zgjedhjet e Parlamentit Evropian.

Në Bruksel dhe Strasburg, dy selitë e Parlamentit Evropian, ka zhvillime të vazhdueshme brenda familjeve politike pan-evropiane. Anëtarë të bllokut të qendrës - Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën (ALDE) dhe La République En Marche! - kanë filluar të bien dakord se si do të punojnë së bashku. Këto do të jenë zgjedhjet e para evropiane për La République en Marche (LREM) të Presidentit Emmanuel Macron. Nga ana tjetër, brenda Partisë Popullore Evropiane (EPP) ende ka tensione të larta për shkak të pezullimit për kohë të pacaktuar të partisë FIDESZ të Kryeministrit Hungarez Orban.

Përveç pasigurisë së BREXIT-it në Britani të Madhe, ankthi pan-Evropian rreth migrimit mund të ndikon në rezultatin e zgjedhjeve në favor të partive nacionaliste dhe populliste.

Një nga këto vende është Italia ku qeveria përbëhet nga koalicioni nacionalist-popullist mes Liges së Sallvinit dhe Lëvizjes Five Star – të dy parti me qëndrime ekstreme kundër migrimit.

Liga e Salvinit ka ndërtuar një aleancë zgjedhore me Frontit Nacional të Le Penit, Partinë e Lirisë së Wildersit, Alternativën e ekstremit të djathtë për Gjermaninë (AfD), Partinë Finlandeze dhe Partinë Popullore Daneze.

Në Austri, pak ditë përpara zgjedhjeve, qeveria u rrëzua, pasi që udhëheqësi i Partisë së djathtë për Liri është përfshirë në një skandal korrupsioni. Efektet e këtij zhvillimi do të ndikojnë në disponimin e votuesve austriak në zgjedhjet evropiane.

ÇFARË DO TË NDODH PAS ZGJEDHJEVE?

Duke marrë parasysh rezultatin e zgjedhjeve, deputetë të ri të Parlamentit Evropian do të themelojnë grupet politike. Përbërja politike e parlamentit të ri mund të kërkojë krijimin e aleancave dhe grupeve të reja. Në sesionin e parë plenar, parlamenti i ri do të zgjedhë Presidentin e Parlamentit Evropian.

Partitë politike evropiane kanë zgjedhur kandidatët kryesorë për Presidencën e Komisionit Evropian. Pas zgjedhjeve dhe duke marrë parasysh rezultatet, krerët e BE do të propozojnë një kandidat për President të Komisionit Evropian. Parlamenti ka bërë të qartë se nuk do të pranojë një kandidat i cili nuk ka marrë pjesë në procesin Spitzenkandidaten. Në muajin korrik, Parlamenti do të votojë për Presidentin e ri të Komisionit Evropian.

Më pas, vendet e BE-së, në bashkëpunim me Presidentin e ri të Komisionit Evropian, do të propozojnë Komisionerë për të udhëhequr dikastere të ndryshme të Komisionit Evropian. Komisionerët e propozuar do të intervistohen nga komisionet parlamentare përgjegjëse për dikasteret e tyre përpara se deputetët të votojnë përbërjen e plotë të Komisionit Evropian në seancë plenare. Komisioni në përbërje të plotë, duke përfshirë Presidentin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesin e Lartë për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, në fund duhet të miratohet me shumicën e votave në Parlamentin Evropian.

Pasi Presidenti dhe Komisionerët janë miratuar nga Parlamenti, ata formalisht do të emërohen me shumicë të kualifikuar nga Këshilli Evropian. Komisioni i ri Evropian do të inaugurohet deri me 1 Nëntor 2019.

Image

NDIKIMI NË BALLKANIN PERËNDIMOR

Në korrik 2014, Presidenti i Komisionit Evropian, z. Jean-Claude Juncker, prezantoi Udhëzimet e tij Politike për Komisionin e ardhshëm Evropian. Në kuadër të dokumenti, u nënvizua: "... nën Presidencën time, negociatat e anëtarësimit do të vazhdojnë dhe Ballkani Perëndimor do të duhet të ruaj perspektiven Evropiane, por në pesë vite të ardhshme nuk do të ndodh asnjë zgjerim i mëtejshëm i BE-së ".

Kjo fjali e vetme ka përmbledhur në mënyrë të përkryer qëndrimin e Shteteve Anëtare për agjendën e zgjerimit. Qëndrimi i Presidentit Juncker gjeneroj një sasi të konsiderueshme kritikash në atë kohë, megjithatë sot mund të cilësojmë qëndrimin e tij si realist.

Parlamenti Evropian në largim ishte mbështetës i fuqishëm i agjendës së zgjerimit. Megjithatë, në pesë vitet e fundit Shtetet Anëtare ishin të preokupuara me çështje të brendshme nacionale, duke filluar nga kriza e migrimit, rritja e nacionalizmit në gjithë Evropën, erozioni i demokracive në Hungari dhe Poloni, BREXIT etj.

Një mjedis i tillë politik ka bllokuar çfarëdo përparimi të rëndësishëm të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së, gjatë mandatit të fundit institucional të BE-së.

Zgjedhjet e ardhshme evropiane do të janë reprizë e pesë viteve të fundit.

Rezultati i zgjedhjeve, me koalicione më të vogla tradicionale dhe një Parlament shumë më të fragmentuar, do të ndikojë në axhendën legjislative të BE në vitet e ardhshme. Kjo është për shkak se legjislacioni i BE-së në pothuajse të gjitha fushat e politik-bërjes kërkon mbështetjen e shumicës së deputetëve. Koalicionet legjislative në Parlament tradicionalisht formësohen “çështje për çështje”, me koalicione të ndryshme që dominojnë në fusha të ndryshme të politikave. Në parlamentin 2014-19, koalicioni qendror, mes EPP, ALDE dhe Konservatorëve dhe Reformistëve Evropian (ECR), ka miratuar legjislacionin në fushën e rregullimit të tregut unik (siç është rregullimi i shërbimeve financiare), reformën e Eurozonës dhe marrëveshjet që kanë promovuar tregtinë ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, koalicioni i qendrës së majtë - midis socialistëve, ALDE, të gjelbërve dhe të majtës (EUL / NGL) - ka miratuar legjislacionin në fushën e drejtësisë dhe punëve të brendshme (psh. lëvizja e lirë e njerëzve dhe politikat e refugjatëve), çështjet mjedisore dhe çështjet të ndihmës zhvillimore ndërkombëtare.

Me parlamentin e ri shumë më të fragmentuar, secili prej këtyre koalicioneve do të jetë më i vogël dhe do të jetë më vështirë që të formësohet shumica e nevojshme. Në këtë kontekst, deputetët popullist të BE-së, veçanërisht të djathtët, do të janë në pozitë të favorshme që të formësojnë politik-bërjen.

Po ashtu, Eurodeputetët popullistë me gjasë do fitojnë pozita kyçe brenda Parlamentit Evropian, siç janë pozitat e kryesimit të komisioneve të ndryshme dhe pozitat e raportuesve. Me këtë fuqi të re, mund të presim që këta deputetë do të influencojnë politikat më të ashpëra ndaj refugjatëve dhe azilkërkuesve, rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen e kufijve të BE-së, rritjen e fuqisë së shteteve anëtare për të rritur deficitin në Eurozonë, dhe promovimin e politikave proteksioniste tregtare.

Kryetituj të mediave Evropiane pas zgjedhjeve me gjasë do të përqendrohen në rritjen e euroskeptikëve popullistë anembanë Evropës, në kurriz të pro-evropianëve. Dhe kjo rritje do të jetë me ndikim. Parlamenti i ri do të jetë një partner i pa përshtatshëm për qeveritë nacionale dhe Komisionin Evropian, i cili nuk do të jetë në gjendje të mbështetet në një koalicion të qëndrueshëm. Në këtë drejtim, në vitet e ardhshme mund të jemi dëshmitar të bllokimit institucional të BE-së, gjë që do mund të nxit më tej ndjenjat anti-evropiane në shumë vende anëtare.

Në një sfond të tillë, duhet të jemi skeptik rreth perspektives së zgjerimit të Ballkanit Perëndimor në pesë vitet e ardhshme. Udhëzimet politike të korrikut 2014 do të kenë nevojë vetëm për ndryshimin e datës - përndryshe ato do të jenë të vlefshme për 2019-2024.

Në mandatin e institucioneve të reja të BE-së, 2019-2024, nuk duhet shpresuar për zgjerim të BE-së drejt Ballkanit Perëndimor. Mund të pritet progres në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë. E njëjta mund të ndodh në rastin e Serbisë, nën supozimin e arritjes së marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Në rast të marrëveshjes, Kosova nga ana tjetër do të fitojë liberalizimin e vizave dhe, në një skenar optimist, do të fitojë statusin e kandidatit. Statusin e kandidatit mund të fitoj edhe Bosnja dhe Hercegovina.

(Kjo analizë është përmbledhje e një studimi të Institutit EPIK, e shkruar ekskluzivisht për Koha.net.)