Aleanca që përfundimisht u rrit për t’u bërë BE, nisi me një komunitet tregtar të fokusuar në çelik, qymyr dhe bujqësi – jo në ushtarë dhe bomba. Një përpjekje për një Komunitet Evropian të Mbrojtjes dhe një ushtri të mundshme evropiane politikisht nuk u bë kurrë dhe asnjëherë nuk e kaloi ratifikimin francez të vitit 1954
Të frikësuar se mund të humbnin dhjetëra miliona jetë në tokën e tyre në dy luftërat botërore, shumë shtete të Bashkimit Evropian kanë qenë syçelë qysh nga shpenzimet ushtarake.
Tani, teksa presioni rus rritet në kufirin ukrainas, ata po përballen me një realitet të dhimbshëm: Evropa mbetët shumë e varur nga fuqia e SHBA-së për ta penguar një tjetër konflikt me shumë gjasë të madh në terrenin e saj.
Për shkak të një qëndrimi me gjysmë zemre ndaj mbrojtjes dhe sigurisë gjatë dekadave “BE-ja thuajse nuk ka asgjë për të sjellë në tryezë”, ka thënë Piotr Buras, bashkëpunëtor i lartë i politikës në grupin e pavarur të mendimeve të Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë. “Pra, Rusia thjesht mund ta injorojë atë”.
Me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, zërin më kundërshtues që sfidon presidentin rus, Vladimir Putin, në kontinentin evropian, disa politikëbërës kryesorë të Bashkimit Evropian e dinë se me çka përballën.
“Kemi një zgjedhje për të bërë. Ose investojmë në mënyrë serioze në kapacitetin tonë të përbashkët për të vepruar, ose e pranojmë faktin se jemi objekt dhe jo subjekt në politikën e jashtme”, ka thënë shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrel, javën e kaluar.
E kaluara
“Luftë, kurrë më”, shkruhet në librin e vizitorëve të varrezave ushtarake Saint-Symhorien në jug të Brukselit, ku janë varrosur disa nga viktimat e para dhe të fundit të Luftës së Parë Botërore, ushtarë gjermanë përkrah ish-armiqve. Trupat e luftës së viteve 1914-1918 janë gërmuar deri më sot në Fushat e Flanders, 100 kilometra larg. Vendet përkujtimore dhe monumentet e të vdekurve të luftës janë të shpërndara nëpër kontinent.
Pas një Lufte të Dytë Botërore po aq brutale, la të vdekur rreth 36.5 milionë evropianë, ishte e qartë se gjërat duhej të ndryshonin në mënyrë drastike në Evropë.
Gjermania, e cila kishte nisur konfliktet globale, dhe Franca fqinje duhej të bëheshin së bashku në një përqafim të ngushtë ekonomik, që do ta bënte luftën praktikisht të pamundur.
Aleanca që përfundimisht u rrit për t’u bërë BE, nisi me një komunitet tregtar të fokusuar në çelik, qymyr dhe bujqësi – jo në ushtarë dhe bomba. Një përpjekje për një Komunitet Evropian të Mbrojtjes dhe një ushtri të mundshme evropiane politikisht nuk u bë kurrë dhe asnjëherë nuk e kaloi ratifikimin francez të vitit 1954.
Pasi Shtetet e Bashkuara ishin vendimtare në fitimin e të dyja luftërave botërore dhe më pas zhvilluan një arsenal bërthamor për t'u përballur me Bashkimin Sovjetik, mbështetja tek Washingtoni u bë një problem politik për Evropën.
Ku qëndron problemi?
Brenda Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, e krijuar në vitin 1949, evropianët mund të strehoheshin rehat nën fuqinë ushtarake të SHBA-së, e cila u rrit ndjeshëm gjatë dekadave, ndërkohë që shpenzimet e shumë prej aleatëve të saj perëndimorë ngecën.
Varrezat e Saint-Symphorien janë afër selisë ushtarake të NATO-s, e quajtur Shtabi Suprem i Fuqive Aleate në Evropë. Ajo udhëhiqet pa asnjë ndryshim nga një amerikan, që nga gjenerali Dwight D. Eisenhower në vitin 1952. Vetëm pak larg selisë është një restorant i quajtur “Chez L’Oncle Sam” ose “At Uncle Sam” – i njohur për burgerët dhe për skarën Tex-Mex – dhe kjo është se si ndihet NATO deri më sot.
BE-ja është rritur në një fuqi ekonomike globale, ama kurrë nuk ka zhvilluar një ndikim të tillë sigurie dhe mbrojtjeje.
“Shpesh njerëzit do ta përshkruanin BE-në si një gjigant ekonomik, por edhe si xhuxh politik e krimb ushtarak. E di që është klishe. Ama, sikurse edhe shumë klishe të tjera, edhe kjo kishte një element bazë të së vërtetës”, ka theksuar Borrell.
Ishte dukshëm e dhimbshme gjatë luftërave ballkanike të viteve 1990. Ministri i Jashtëm i Luksemburgut Jacques Poos ka deklaruar se ishte “ora e Evropës”, e megjithatë u deshën trupat e NATO-s të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të bërë ndryshimin.
Për t’i bërë gjërat edhe më keq, vendimmarrja e Bashkimit Evropian u bë edhe më e padurueshme teksa blloku u rrit, me çdo komb individual që ishte në gjendje të kërcënonte të drejtën e vetos për çështjet e politikës së jashtme dhe të mbrojtjes. Këtë javë, shumë nga kryeqytetet evropiane u tërhoqën teksa kryeministri hungarez, Viktor Orban, shkoi për ta vizituar Putinin. Ai ka kërkuar marrëdhënie më të ngushta përmes importeve të mëdha të gazit natyror në një kohë kur pjesa tjetër e Bashkimit Evropian dëshiron të distancohet nga Moska.
Përpjekjet për t’i rritur shpenzimet evropiane të mbrojtjes ose për të integruar sistemet e armëve kryesisht kanë dështuar.
Kështu e përmbledh NATO-ja situatën në faqen e saj të internetit: “Pasuria e kombinuar e aleatëve jo-SHBA, e matur në GDP, e tejkalon atë të Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, aleatët që nuk janë pjesë e SHBA-së shpenzojnë së bashku më pak se gjysmën e asaj që Shtetet e Bashkuara e shpenzojnë për mbrojtje”.
Presidentët amerikanë që kanë ardhur nga gjysma e shekullit kanë shprehur irritim për varësinë e Evropës ndaj ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Lufta dhe armët
Ka shumë arsye politike dhe historike për këtë boshllëk.
Shtetet e Bashkuara kanë synuar ta bënin shekullin e 20-të të tyrin, kurse shpenzimet masive të mbrojtjes erdhën bashkë me këtë. Në të kundërtën e kësaj, demokracitë e Evropës Perëndimore të pasluftës kanë ndërtuar shtetet e tyre të mirëqenies. Shpenzimet në spitale dhe banka shkollore ishin gjithmonë të suksesshme në tanke dhe çdo aluzion për shpenzimet ushtarake për të forcuar një qëndrim agresiv mund të nxisnin demonstrata.
Madje edhe sot, 15 vjet pasi u angazhuan për t’i shpenzuar 2% të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtjen, 13 anëtarë evropianë të NATO-s akoma nuk e arrijnë notën. Vitin e kaluar, shtetet kryesore - sikurse Spanja me 1.02%, Italia me 1.41% dhe Gjermania me 1.53% - ende rezultonin shumë të ulëta.
Përkrahësit e Bashkimit Evropian kanë theksuar se ky fitoi Çmimin Nobel për Paqen në vitin 2012 për ruajtjen e paqes kontinentale. Në vend të fuqisë së fortë, BE-ja dëshiron të jetë gjigant i fuqisë së butë, me ndihmën e saj udhëheqëse botërore për zhvillim, bashkëpunimin ekonomik dhe shtrirjen kulturore.
Mirëpo, në mes të krizës Rusi-Ukrainë, fuqia e butë nuk ofron parandalimin e nevojshëm. Presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe kryeministri britanik, Boris Johnson, që përfaqëson dy fuqitë bërthamore të Evropës, kanë një linjë të drejtpërdrejtë me Putinin, ndërkohë që Bashkimi Evropian duket se është i bllokuar sërish nga përpjekjet diplomatike.
"Në terma afatgjatë, kjo situatë mund të ndryshojë vetëm nëse evropianët drejtojnë kurrizin", ka shkruar Alexander Mattelaer nga Instituti Mbretëror Egmont për Marrëdhëniet Ndërkombëtare. "Vetëm nga një pozicion i fuqisë relative mund të arrihet përparim në tryezën e bisedimeve me Moskën."
Përktheu: Blerta Haxhiu